Vlorë, sekuestrohen ndërtime
pa leje me vlerën 30 mln euro

Vlorë, sekuestrohen ndërtime<br />pa leje me vlerën 30 mln euro
VLORË - Policia e Vlorës ka sekuestruar dhjetëra objekte pa leje përfshirë edhe objektin e sotëm që po ndërtohej në oborrin e një prej shkollave të mesme. Në prokurori ka denoncuar më shumë se 150 raste.

Prej tyre, 10 raste janë referuara për veprat penale “pastrim të produkteve të veprës penale”, “fallsifikim të dokumentave”, “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim pa leje”, pas përfundimit të hetimeve është vendosur sekuestrimi i tokave dhe ndërtimeve të paligjshme të cilat kapin vlerën mbi 30 milion euro.  

SEKUESTRIMI I OBJEKTIT TË SOTËM
Ndërtimi pa leje ka çuar nën hetim administratorin e një firme ndërtimi në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës ka bërë me dije gjatë paradites së sotme se, ka bërë ekzekutimin e vendimit të datës 3 shtator 2013, i dhënë nga Gjykatës, për vendosjen e masës së sigurimit të “sekuestros preventive“, për objektin në ndërtim prej 180 m², i ndodhur brenda oborrit të shkollës së mesme “Ali Demi“ në qytetin e Vlorës.

Ky objekt ka qenë në ndërtim e sipër nga ana e kompanisë “E.E.I.K.- 2009”, në pronësi të shtetasit me inicialet D. H., dhe materiali për rastin në fjalë është referuar në muajin gusht në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Vlorë, nga Strukturat Kundër Krimit Financiar të Drejtorisë së Policisë Vlorë.
 
SEKUESTROHEN 30 MILIONË EURO NDËRTIME DHE TRUALL
Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë deri tani ka referuar materialet procedurale në prokurori për 150 raste për “ndërtime pa leje”.

Nga rastet e mësipërme, 10 prej tyre janë referuara për veprat penale “pastrim të produkteve të veprës penale”, “fallsifikim të dokumentave”, “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim pa leje”, pas përfundimit të hetimeve nga policia dhe pas kërkesave të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë Gjykata ka vendosur sekuestrimin e tokave dhe Ndërtimeve të paligjshme të cilat kapin vlerën mbi 30 milion euro.

Më konkretisht është vënë sekuestro për sipërfaqet e mëposhtme:

Më datë 24.01.20013 është vënë sekuestro për një pasuri prej 1700 m², e ndodhur në lagjen uji i Ftohtë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasi Z. L.

Më datë 24.05.2013 është vendosur sekuestro për pasurinë prej 87 634 m², truall (kullotë) e ndodhur në komunën Shushicë të Rrethit Vlorë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasi M. Rre.

Më datë 24.05.2013 është vendosur sekuestro për pasurinë prej 12 366 m², truall (kullotë) e ndodhur në komunën Qëndër të Rrethit Vlorë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasi M. Rr.

Më datë 24.05.2013 është vendosur sekuestro për pasurinë prej 2 168 m², truall (kullotë) e ndodhur në 24 Maji Vlorë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasi M. Rr. Dhe Xh. A.

Më datë 31.07.2013 është vendosur sekuestro për pasurinë object në ndërtim e sipër (Pallat) prej 1 200 m², e ndodhur në lagjen “Pavarësia” Vlorë me subject ndërtues Hanxhari sh.p.k.

Më datë 02.08.2013 është vendosur sekuestro për object në ndërtim e sipër (Pallat) prej 500 m², e ndodhur në vendin e quajtur “3 Racat” në qytetin e Vlorës me subject ndërtues DECO System sh.p.k.

Më datë 02.08.2013 është vendosur sekuestro për object në ndërtim e sipër (Pallat) prej 500 m², e ndodhur në vendin e quajtur “3 Racat” në qytetin e Vlorës me subject ndërtues DECO System sh.p.k.

Më datë 05.08.2013 është vendosur sekuestro për objekt në ndërtim e sipër (Pallat) prej 169 m², e ndodhur në vendin e quajtur “Porti” në qytetin e Vlorës me subject ndërtues EN-BJO” sh.p.k.

Më datë 05.08.2013 është vendosur sekuestro për pasurinë prej 20 039 m², truall e ndodhur në vendin e quajtur “Pylli i Sodës”, e përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasi R. L.

Më datë 03.09.2013 është vendosur sekuestro për objekt në ndërtim e sipër prej 180 m², e ndodhur brenda oborrit të shkollës së mesme Ali Demi” në qytetin e Vlorës me subjekt ndërtues “E.E.I.K.-2009” sh.p.k. me përfitues shtetasin D. H.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca