‘Pse më lag me shampanjë!’ Sherr masiv në resortin luksoz në Palasë, plagoset biznesmeni Luçiano Koçeku! 4 në kërkim, mes tyre Fatmir Bejo, i përfshirë në pengmarrje (EMRAT)

VLORË-  Një grup personash u përfshin në një sherr të dhunshëm në ambientet e një resorti luksoz në Palasë ndërsa në këtë zonë të zhvilluar turistike, mbante koncert këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros, të shtunën. Të plagosur sipas policisë, mbetën Luçiano Koçeku, 42 vjeç, biznesmen, i njohur dhe si Tur Koçeku, si edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj, 42 vjeç. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se Koçeku ka pasur dëmtime në pjesën e sipërme të kokës, por pasi ka qëndruar për gati një orë në spital është larguar.

Festa ka shkuar keq për grupin e djemve të cilët siç thuhet jo zyrtarisht nisën të grushtohen e të qëllojnë me shkelma trupit ndaj njëri-tjetrit, për një të parë shtrembër e për shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar.  Siç shihet dhe në një video të siguruar nga Report TV, disa persona rrihen me grushte e me sende të forta me tyre, ndërsa një burrë shihet duke u shembur pa ndjenja në tokë.

Mes grumbullit të personave të përfshirë në përleshje, policia shpalli zyrtarisht në kërkim 4 prej tyre, Xhoni Spaho 28 vjeç nga Tirana, Genti Baleci 49 vjeç nga Durrësi, Fatmir Bejo, 30 vjeç nga Durrësi dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç nga Tirana. Por, burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 persona të tjerë të përfshirë në sherr janë të paidentifikuar.

Fatmir Bejo 30 vjeç, rezulton i përfshirë në plagosjen me thikë të një personi, Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit”’ dhe në dhunimin e pengmarrjen për disa orë në prill të 2023 të biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro. Mbetet e paqartë nëse Fatmir Bejo ishte ende në kërkim dhe ka shkuar ndërkohë nën hundën e policisë, në koncertin në Palasë për tu argëtuar me shoqërinë.

I kërkuari Xhoni Spaho rezulton të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’ që drejtohet nga Edmond Stojku.

Policia raportoi fillimisht se ngjarja ndodhi të hënën më datë 26 gusht, por burime konfidenciale thonë se përleshja ka ndodhur mesnatën e 25 gushtit 2024, pra 2 ditë më parë. Në një njoftim të dytë të dhënë për mediat, Policia e Vlorës saktësoi datën e ngjarjes dhe njoftoi se bëhej fjalë për 2 të plagosur dhe 4 persona në kërkim, ndryshe nga sa kishte raportuar më parë për 1 të plagosur dhe 2 në kërkim. 

Jo vetëm kaq. Për ngjarjen policia është treguar e rezervuar në informacione duke mos dhënë fillimisht identitetet e personave të përfshirë dhe aq më pak dinamikën e ngjarjes apo nëse në motivi i kësaj përleshje shkon përtej “pse më sheh?”

Të plagosur
Biznesmeni Luçiano Koçeku, 42 vjeç
Fatbardh Aliaj, 42 vjeç
Në kërkim
Xhoni Spaho, 28 vjeç
Genti Baleci, 49 vjeç
Fatmir Bejo, 30 vjeç,
Klajdi Cerri, 32 vjeç
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
U plagos në sherrin masiv në resortin luksoz në Palasë, Luçiano Koçeku dëmtime në kokë por pa rrezik për jetën! Ja bizneset e tij

1724777979_sherrinepalase.jpg

(Foto: Sherri në Palasë)

Personi që është goditur me sende të forta dhe është rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Vlorës rezulton të jetë Artur Koçeku, që zyrtarisht ka zgjedhur të vetë quhet Luçiano Koçeku.

Koçeku kohët e fundit jetonte në Dubai dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e lokalit për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Konstantinos Argiros.

Në orët e para të 25 gushtit, Artur Koçeku është konfliktuar me disa persona të tjerë, sipas policisë shkak ka qenë lagia me shampanjë. Kaq ka mjaftuar që të pranishmit e dy tavolinave të përfshihen në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë.

Shqiptarja.com mëson se Koçeku ka pasur dëmtime në pjesën e sipërme të kokës, por pa rrezik për jetën. Pasi ka qëndruar për gati një orë në spital është larguar.

Po kush është Luciano Koçeku?
42 vjeçari i lindur në Bulqizë rezulton të jetë aksioner në disa kompani në Bulqizë por dhe në Tiranë. 

Kështu sipas QKB-së Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Po kështu kompania e themeluar në 21 tetor 2022 në Tiranë me kapital themeltar 30 milionë lekë ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te sherbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndertimore,rruge te te gjitha kategorive.

Koçeku rezulton 10% aksione në ‘Ballenja kompani’ që ka marrë koncension për 35 vjet financimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë. Kontrata mban datën 2013. Në këtë projekt ai rezulton dhe administrator së bashku me 2 të tjerë. Në këtë projekt ai rezlulton të jetë administrator së bashku me dy persona të tjerë

Në kompaninë “S G D Energjinë Bulqizë me objekt të veprimtarisë Prodhim, tregtim, furnizim, energji elektrike Koçeku rezulton të ketë blerë 30% të aksioneve, prej 2018.

Ora 18:41
Sherri në resortin luksoz në Palasë, policia tjetër deklaratë: 2 të plagosur, 4 në kërkim! Burime: 2 të tjerë ende të paidentifikuar

Policia e Vlorës ka dalë më një njoftim tjetër mbi sherrin masiv në resortin luksiz në Palasë të Vlorës. Siç Shqiptarja.com raportoi, nga sherri përveç biznesmenit Luçiano Koçeku, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj 42 vjeç.

Në kërkim rezultojnë në total 4 persona, Fatmir Bejo 30 vjeç, Xhoni Spaho 28 vjeç, Genti Baleci, 49 vjeç dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë edhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar që janë përfshirë në sherrin në Palasë.

Njoftimi i dhënë nga Policia e Vlorës

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi Fatbardh Aliaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që më herët Policia e Vlorës dha një tjetër njoftim për mediat, ku njoftoi vetëm plagosjen e Luçiano Koçekut. 

"Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xhoni Spaho 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Luçiano Koçeku, 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho dhe Genti Baleci Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme", njoftoi më herët Policia e Vlorës. 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 28/08/2024 11:43

    Turizëm elitar

    Përgjigju
  • Arti: 28/08/2024 07:17

    Nga qumeshti i dhise,tek shampanja,,,diference e madhe,ja se cfar ndodh pastaj,,,barinj shampaxhinj

    Përgjigju
  • Tutu: 28/08/2024 04:01

    Pellazgë

    Përgjigju
  • Pijedashesi: 28/08/2024 03:40

    Shampanja esht me u hap me delikates dhe me u shiju, e jo me lag tjeret se deri dje a’keni pas turshi me hanger he pkehra e jo me lag robt me pije te shtrenjta. Nuk esht formula 1. Nejse, dhe robt e tjere s’duhet te kishin reagu me sherr se me shampanj u lagen e jo me shurre, por sidoqofte i rri fjales qe duhet respektu cdonjeri rreth.

    Përgjigju
  • edi rama: 27/08/2024 23:09

    hengshi kokat...

    Përgjigju
  • kosovari: 27/08/2024 21:07

    FUTI PLUMBIN QENIT,,VETEM PLUMBI E LAN TURPIN,,,,KUSH BEN SI I FORTE,,,,JHAPEN KOT,,,POR SA SHOHIN TYTEN E ARMES,,IKIN SI LEPRA.....HORRAT NUK KANE VEND NEPER RESORTE...POR NE KONOP...

    Përgjigju
  • Scutari: 27/08/2024 19:57

    Kur zdryp katunaria në qytet, Atdheu osht m'rrezik....

    Përgjigju
  • Andi Duro: 27/08/2024 19:48

    Luks i kombinuar me pisellek krim edhe shthurje

    Përgjigju
  • Gimi: 27/08/2024 19:43

    Ja dhe Palasa e baroneve te mallit, Palasa e Green Cost qe eshte e arritshme nga çmimet vetem nga hajdutet e kriminelët qe lahen me Champagne, kurse shumë familje marrin qeset me ushqime e çadrat per te kursyer sadopak dhe ofruar ndonje dite plazh femijeve. Jugu, me tunelet dhe kodrat e rrenuara nga betoni strategjik i politikaneve, po behet vit pas viti një çorbë e keqe që do i vijë era edhe ne vitet e ardhshme!!!

    Përgjigju
    • Real: 27/08/2024 21:09

      Shume sakte! Keto pasoja sjell lumi i parave te pista qe Rama i legalizoi ne menyren e tij kriminale, pasi europa ja refuzoi amnistine fiskale. Fshataret dhe kriminelet e vegjel u genjyen nga parate e mbjelljes te hashashit dhe trafikut te kollajte te droges. Tani Oligarket e pasuruar me korupsion, trafik dhe shmangie tatimi i shijojne keto pamje spektakolare sesi shqyhen qente nga monitori i madh ne rezidenca. Me keq do te behet.

  • Palasa: 27/08/2024 19:38

    PUNË MALOKËSH....VK....

    Përgjigju
    • Ndoca: 27/08/2024 23:45

      Hajt ta pim ni kafe bashk a...

  • Alb: 27/08/2024 18:50

    Edhe e lag me shampanj edhe i fut nje dru ca do me ky turisti elitar adrenalin e gjall dhe luks ne max.

    Përgjigju
    • Arti: 28/08/2024 07:14

      Pa' ca' turista kar,,,Jan keto mer jahu,kta Jan grup kriminal nga te dyja palet,ky koceku paska ron ne ustallare kesaj rradhe,,,

  • Njccc: 27/08/2024 18:44

    Pse pamje te forta?? Kujdes ndonjeri se mos shef shefin ose pronarin qe ha grushta,se kerkon rritje rroge pastaj

    Përgjigju
  • Ina: 27/08/2024 17:43

    Mjere ne qe mbaruam shkolle ne ate kohe kur shkolla ishte vertet shkolle.Mjere ne qe i edukuam femijet per se mbari dhe bashkejetojme me plehra te tille drogaxhinj.Zoti bèfte me te miren e i zhduk keta minj kanalesh ndaj te cileve askush nuk ve dore

    Përgjigju
  • Palasa: 27/08/2024 17:27

    Koken hengshi lapidar u befte nonje aty ku vlon droga prostitucioni na i bere peshqesh o Zamir Mane u befsh per ilace!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 27/08/2024 16:50

    Mal- occhio te shqiperise

    Përgjigju
  • Gim: 27/08/2024 15:43

    Kenget e malokve ne sfond…seshte cudi qe kshu e kane qefin rraca ktyne

    Përgjigju
  • jari: 27/08/2024 14:38

    JA SESI E DEVIJON VEMENDJEN PARTIA SOCIALISTE VENMENDJEN E PUBLIKUT NGA VJEDHJET MASIVE NE BUXHETIN E SHTETIT,, ME TE TILLA LAJME KOTI,,SHERRESH NE PIJE E SIPER...

    Përgjigju
  • Gerti: 27/08/2024 13:47

    Lejeni komentet kot me kot sikur nuk ziheni e sikur nuk keni pir e ber debate . Ska koment . Ndodh si cdo vend te botes.

    Përgjigju
    • Spiropalla: 27/08/2024 17:40

      ......madje bëjnë edhe filma

  • emigranti: 27/08/2024 13:37

    shkruani emrin e ketij lokali qe ta dine njerezit ku shkojne gangsterat

    Përgjigju
    • Lapraka: 27/08/2024 16:35

      Sin. Lokali cunit te kurves qe ben kullen ne laprak e kta te kulles kan ngren drru

  • Lexues: 27/08/2024 12:12

    Eshte shperndare shume keq pasuria keto 33 vjet. Njerez me precedente penale duhet te jene duke lare makinat ne lavazh, jo duke derdhur shampanje neper lokale. Shpresoj do vije dita kur do permbyset ky rend i mbrapshte qe ngre llumin mbi njeriun e punes.

    Përgjigju
    • Fiks: 27/08/2024 17:36

      ????

  • luli: 27/08/2024 12:09

    E se pronarin paskan rraf ...

    Përgjigju
  • Kaukazi: 27/08/2024 11:32

    Mbylleni prap tynelin qe hapet se u mbush me malok kokcepa jugu shampanjaxhinj me marsupio

    Përgjigju
    • Vrima: 27/08/2024 14:48

      Ashtu ka qen gjithmone nuk e ka fajin tyneli… po te lutemi qe lumi i palases te zgjohet perseri dhe te marre para cdo gje ta rrafshoje si nje here e nje kohe

    • papingji: 27/08/2024 12:07

      kokcepat jan krenaria jon mor, formula eshte MALOKERI=MASONERI

  • Miri: 27/08/2024 11:30

    Do bēqet Shqiperia ndonjëherë or tej

    Përgjigju
    • Or tej: 27/08/2024 14:37

      Do behemi kur mos te ngelet me kembe shqiptari or teeeejjjjj

  • Niku: 27/08/2024 11:28

    Lokalet e luksit ne shqiperi jane krijuar per trafikantet,skifteret,injorantet dhe vipat qe shkojne nga mbrapa per tu dukur,,shqiperia eshte nje vend qe nuk ka kulture ,nuk ka respektim por sundon llumi me parane e piste..

    Përgjigju
    • Gazi: 27/08/2024 18:40

      Ke folur per c te gjithe ne,njerezit normale dhe punetore!te lumte goja!

  • Turismus elikarius shqipkarium.: 27/08/2024 11:03

    Bravo, heren tjeter me shume se kaq.

    Përgjigju
  • Ndue Ndoj: 27/08/2024 10:49

    Nuk asht e vertet, nuk jan zi per shampanj jan zi kush i hyp i pari buggit qe te co ke vila nan e moder

    Përgjigju
  • Adi: 27/08/2024 10:29

    Keto qe lagin gjith lokalin me shampanj meritojn plumbin

    Përgjigju
  • alma tirane: 27/08/2024 10:08

    o popull mesjetar o popull barbar o popull medioker o popull analfabet po cfar turizmi do te beni ju o te mjere

    Përgjigju
    • Toni: 27/08/2024 12:02

      Ke te drejte

    • alma 2: 27/08/2024 10:56

      harrove mi alma te thuash edhe popull spiun, puthadoraz, pa asnje lloj kulture, neadertal, hajdut, grabites, o sa mir me qen shqiptar ohej

    • Emigranti: 27/08/2024 10:39

      Na vash pak me keto mesjetat ti se nuk ka ndodh asgje qe nuk ndodh me popujt mesjetare ne Greqi, Spanje apo Itali ku cdo nate degjon per vrasje, sherre apo perdhunime ne klubet e nates.. Se gjithe populli shkon ne Palase ne klubet e nates te pij shampanj e te thith vizat nga hundet e bythet.

  • Bledi: 27/08/2024 09:52

    Keto pra jane klientet qe parapelqen te kete sin club me palase. Kerkon 500 euro per cader

    Përgjigju
  • Hamburgu KS: 27/08/2024 09:45

    Marsupiala albanie plako, qelbesira shoqerore me parfum gucci, mizerje me celsa amg vllai

    Përgjigju
  • Tomas: 27/08/2024 09:19

    Dhe tyneli prandaj duhej te q,,,, turizmin o rama ai vend vetem kurvellek prodhon

    Përgjigju
  • Nik Merturi: 27/08/2024 08:51

    Pak shije e embel nga elitarizmi i perqendruar ne Palase..

    Përgjigju
    • Virusi: 27/08/2024 13:13

      Ne 1913 ja futen edhe Austro Hungarise me vone e ndan pas dy luftrave ska lidhje ateher ishte koha nje Shqipëri e forte nuk sillte komunizmin pastaj 1944 , ndaj u nda

    • Doktori: 27/08/2024 11:17

      Këta janë arbërorët. Pellazgë e shkuar pellazgëve. Rracë e egër. Me të drejtë Konferenca e Londrës e vitit 1913 i ndau territoret, sepse arbërorët këtu ku janë nuk mund të rrinë bashkë, apo pa sherre.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi