Sherr me thika mes dy fqinjve në Vlorë, plagoset 30-vjeçari, kapet autori (FOTO)

Sherr me thika mes dy fqinjve në Vlorë, plagoset 30-vjeçari, kapet autori (FOTO)

Policia në vendin e ngjarjes pranë Lungomares në Vlorë

VLORE - Një sherr me thika mes dy fqinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në katin e gjashtë të një apartamenti në zonën e Lungomares në Vlorë. E.B., 30 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës. 30-vjeçari ka marrë plagë në trup nga goditjet me thikë, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi autorin e dyshuar, Perlat.S., 59 vjeç, fqinj me të plagosurin. Ai do merret në pyetje dhe nga dëshmia e tij priten të zbardhen detaje për motivet e kësaj ngjarje. Gjithashtu blutë sekuestruan edhe thikën e përdorur nga 59-vjeçari.


Policia në vendin e ngjarjes në Vlorë
 

Kanë qenë banorët e tjerë të pallatit të cilët pasi kanë parë sherrin mes dy fqinjëve kanë njoftuar policinë. Dëshmitarët thonë se mes dy fqinjëve ka pasur një konflikt të çastit i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta (thikë). 

Pak ditë më parë, po në zonën e Lungomares pati të shtëna me armë zjarri pistoletë pas një konflikti. Ngjarja alarmoi pushuesit, ndërkohë që policia identifikoi dhe shoqëroi autorin që përhapi panik në orët e vona të mbrëmjes në periudhën e fluksit turistik në qytetin bregdetar. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 09.08.2018, në lagjen “Pavarsia 2”, shtetasi Perlat.S., 59 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin E.B., 30 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërsa si rezultat i reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Perlat.S..

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thika, që përdori autori. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fundërrina gjaknxehtë: 10/08/2018 00:26

    Ç’janë këta neandërtalë more që nuk pyesin për asgjë? I tmerruan të huajtë i tmerruan.. Si të vinë më turistët për pushime? Në birrucë shpejt urgjent që të mos e shohi më dritën e diellit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut