VLORË- Një sherr mes dy rinjve ka ndodhur në bulevardin e qytetit të Vlorës. Si pasojë e sherrit, njëri prej të rinjve ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shqiptarja.com mëson se i riu tjetër është arrestuar nga blutë e Vlorës.

Emrat e tyre ende nuk bëhen me dije, ndërsa sherri ka ndodhur për motive të dobëta.