Policia e Vlorës nisi procedimin penal në ngarkim të një subjekti, që shfrytëzonte pa leje mjedisore materialet inerte në shtratin e lumit Shushicë, në afërsi të fshatit Drashovicë, 15 km në lindje të Vlorës.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, subjekti “Mehmetaj 2002”, me qendër në fshatin Drashovicë, ushtronte aktivitetin e shfrytëzimit të materialeve inerte përgjatë shtratit të lumit Shushicë, pa leje mjedisore dhe për këtë arsye, u pezullua nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit.
Paralelisht me këtë masë, sipas policisë, nisi edhe procedimi penal në ngarkim të administratorit të këtij subjekti, 49 vjeçarit me iniciale A.M, banor i qytetit të Vlorës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Kjo masë e policisë,është pjesë e një operacioni që ka nisur në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, me synim evidentimin dhe penalizimin e veprimeve që cënojnë mjedisin.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com