Një sasi e konsiderueshme librash shkollorë janë bllokuar nga inspektorët e tatimeve në Vlorë, pasi tregtarët që i shisnin pranë shkollave nuk përdornin kasë fiskale e për pasojë nuk jepnin kupon tatimor. Aksioni kundër informalitetit vijon me intensitet në qytetin bregdetar.

Aksioni i Drejtorisë së Tatimeve kundër informalitetit në Vlorë nuk ka kursyer as shitësit e librave, të stacionuar pranë shkollave të mesme dhe 9 vjecare të qytetit bregdetar.
Shitja e librave duke mos përdorur kasën fiskale dhe kuponin tatimor ka sjelle sekuestimin e librave nga ana e inspektorëvë të tatimeve.
 
Drejtoresha e tatim-taksave në qytetin bregdetar, Pranvera Resulaj  shton se individët që po merren me shitjen dhe shpërndarjen e librave, ndër të tjera janë të pasiguruar, ndërsa shton se aksioni kundër informalitetit do të vijojë pa ndërprerje.

Inspektorët e Tatim-taksave vijojnë  të kalojnë në sitë të gjitha subjektet tregtarë në qytetin bregdetar.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)