Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë

Vlore Si asnjëherë më parë e gjithë Vlora për disa orë pasditen e sotme (4 tetor) ishte nën pushtetin e ujit. Reshjet e dendura të shiut të cilat filluan pas orës 15:00 shoqëruar dhe me çarjen e kanalit të ujrave të larta mbi spital bënë që uji të vërshojë nëpër lagjet e qytetit, akset kryesore, kryqëzime.

Tek Rrethrrotullimi në hyrje të Vlorës, makinat u zhytën në ujë. U përmbytën Sheshi i Flamurit, rruga 'Isa Boletini', akset lidhëse bulevard –Transballkanike, qendra historike, spitali e biblioteka. Rrugë dhe lagje të tëra nën ujë. Njerëz të cilit përpiqeshin të largoheshin ndërsa uji u kishte mbërritur në brez.

Fillimisht reshjet e dendura të shiut bllokuan rrugën 'Ismail Qemali', Lagjen 'Albano e Romina' pranë bibliotekës dhe tek Skela. 

Situata u përkeqësua në orën 17:00 kur kanali i ujrave të larta mbi spital pësoi çarje e për pasojë ujrat vërshuan si lumenj duke përmbytur lagjen 'Kushtrim', hyrjen e autostradës dhe dhjetra biznese në zonën e lungo mares dhe 'Albano Romina'. Lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarsia', ' Rruga "Hasan Kushta" rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit "Ismail Qemali" etj ishin nën ujë. Edhe Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken u përmbyt nga uji. 

"Vlora është në kaos si asnjëherë tjetër' raportoi gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili në orën 17:45 minuta 

Në videot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv, pas shpërthimit të kanalit të ujrave të larta u përmbyt rruga e spitalit të Vlorës por dhe zona historike. Uji që vërshonte nëpër rrugicat e lagjeve merrte para çfarë gjente, tavolina, karrige, çadra të bizneseve e i spostonte në qëndër të sheshit të Flamurit.  Për të lëvizur me makinë ishte e pamundur për shkak të rrugëve nën ujë deri në 50 - 60 centimetra lartësi.

Në një video publikuar në rrjete sociale uji që vërshonte me furi mori përpara dhe një qytetare. Ndërsa një çift me një fëmijë për dore përpiqen të largohen duke ecur në mes të ujit që u ka arritur deri në brez, e fëmijës deri në gjoks.  Në një video tjetër po të siguruar nga Shqiptarja.com forcat e zjarrfikëse ndërhynë në një farmaci për të ndihmuar një grua e cila kishte mbetur e bllokuar. 

Banesa, biznese, garazhe të përmbytura nga shiu që vijoi për 3 orë.

Në orën 17:50 Kryetari i bashkisë së Vlorës kërkoi ndihmën e ushtrisë. Hidrovori ishte stakuar ndërsa ishte ndërprerë dhe energjia elektrike. Problematika u regjistrua në stacionet e pompimit. Në ndihmë të bashkisë Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, dërguan 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake. 

Reshjet pushuan në orën 19:00 por deri në këtë orë sipas autoriteteve, sasia e reshjeve ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu.

"Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit.  Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante''  tha kryetari i bashkisë së Vlorës në një prononcim për gazetarët teksa ishte në terren për të monitoruar dhe menaxhuar situatën.

Ka biznese të përmbytura?

Ermal Dredha: "Ka shumë pasi janë disa lagje që janë afektuar. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë.  Kemi vënë në dispozicion konviktet tek shkolla mjekësore. Ka ende kërkesa nëpër lagje që duan të ndërhyjmë" sqaroi Dredha.

Bilanci

Banorë të evakuar, rrugë të mbushura me ujë ku niveli shkonte deri në 50-60 cm në disa zona. 33 familje, në total 55 persona u evakuan ndërsa 3 pesona të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji kërkuan ndihmë për të shpëtuar.  Familjet e evakuuara u akomoduan në konviktin e shkollës mjekësore. 

Në orën 20:00 në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë u mblodh shtabi i emergjencave.

"Ju kërkojmë ndjesë banorëve pasi me natyrë nuk bëjmë dot garë, por të paktën në jemi në eficencë të plotë me ato kapacitete që kemi të menaxhojmë situatën" tha kryebashkiaku Ermal Dredha duke prezantuar situatën e vështirë.

Në lagjen Karabash, dyert e banesave ishin dëmtuar, ndërsa rrugët ishin bllokuar nga inertet dhe balta.

‘Shira të rrëmbyeshëm e të paparashikuar me një intensitet kaq të lartë dhe brenda një harku kohor shumë të shkurtër.Janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.Janë marrë masa për furnizim të tyre me ushqim e ujë të pijshëm e veshje"  sqaroi Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente 

Edhe në lagjen "Albano e Romina" prezenca e ujit ishte e madhe.

Nga ana e saj Ministria e Mbrojtjes sqaroi se nuk parashikoheshin reshje të tjera me intensitet të madh gjatë orëve në vijim. Bashkia vijoi pastrimin e qytetit, ndërsa nesër me lindjen e diellit do të dalin në pah dhe pasojat si dhe do të nisë puna për bërë një bilanc për dëmet e shkaktuara.

Edhe në Fier dhe Lushnje e Korçë raportuan të  kishin probleme me përmbytje por jo kaq problematike sa në Vlorë. 
Ndiqni lajmet ne zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës

 

Reshjet e shiut me intensitet të lartë të rëna gjatë pasdites së sotme, në Vlorë kanë shkaktuar edhe rëshqitje të dherave në Bypassin e Vlorës.

Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se është bllokuar një pjesë e rrugës në Orikum si edhe rruga për në Radhimë.

Si pasojë mjetet janë bllokuar dhe nuk mund të qarkullojnë në këto rrugë. 

Ora 22:08
Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona

 

Situata në qytetin e Vlorës, ku në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu tashmë është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr.

Ndërkohë, Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente bënë me dije se në Vlorë janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.

"Është mbledhur komisioni i Mbrojtjes Civile,  në Prefekturën Vlorë ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, u diskutua për problematikat nga shirat me intensitet kaq të lartë që kanë bërë që përrenjt të dalin nga shtratit dhe të bllokojnë kanalet dhe pusetat.

Janë marr masa që të bëhet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, që kanë të mundur që të largohet uji nga qyteti", tha ai.

Ministria e Mbrojtjes, bënë me dije se dërgoi në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti. 

Sipas Ministrisë, nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim.

 

Ora 21:42
Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rëndë në qytetin e Vlorës, duke nxjerrë në pah dëme të konsiderueshme në disa lagje.

Në lagjen Karabash, dyert e banesave janë dëmtuar, ndërsa rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta, duke vështirësuar qarkullimin automjeteve dhe  banorëve, gjithashtu qyteti prej disa orësh nuk ka dhe energji elektrike.

Ora 21:15
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen

 

Përmbytjet sot në Vlorë për shkak të reshjeve të dendura kanë bllokuar masivisht qarkullimin e automjeteve në të gjithë qytetin.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili duken makina në hyrje të autostradës teksa kanë ngecur në ujë dhe disa prej tyre për pak sa nuk janë kthyer përmbys nga dendësia e ujit.

Ora 21:06
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla

 

Moti i keq me reshje shiu gjatë mbrëmjes, ka bërë që disa nga rrugët kryesore të qytetit të Pogradecit të jenë nën pushtetin e ujit.

Në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe të policisë bashkiake të Pogradecit, të cilët po bëjnë të mundur normalizimin e situatës.

Deri më tani nuk raportohen problematika si dëme në banesa apo subjekte edhe pse ka pasur prurje të mëdha uji.

Ndërkohë, aksi nacional Korçë-Pogradec më konkretisht në Qafë Plloçë dhe aksi nacional Pogradec- Qafë Thanë është pushtuar nga mjegulla.

Për drejtuesit e mjeteve bëhet thirrje të ulin shpejtësinë dhe të reduktojnë lëvizjet. Ndërkohë, në akset nacionale ka prezencë të shtuar të policisë.

Ora 20:42
Përmbytjet në Vlorë, mblidhet shtabi i emergjencës, Dredha: Me natyrën nuk bëjmë dot garë! Reshjet brenda 2 orëve ishin sa prurjet gjatë vjeshtë-dimër

Është mbledhur në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë shtabi i emergjencave, ndërsa nuk ishte i pranishëm prefekti Koço. Takimi është drejtuar nga kreu i zyrës së emergjencave në prefekturë Robert Skëndaj.

I pranishëm kryebashkiaku Ermal Dredha bëri një prezantim të situatës së vështirë.

"Ju kërkojmë ndjesë banorëve pasi me natyrë nuk bëjmë dot garë, por të paktën në jemi në eficencë të plotë me ato kapacitete që kemi të menaxhojmë situatën

Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, ndërsa u shprehën se hidrovori ishte në funksion.Përveç prurjeve shkak i përmbytjeve edhe dalja e ujërave nga kanali i ujërave të larta,u tha në takim.

Ora 19:43
Moti i keq lë Pogradecin në errësirë, shkëputet energjia nga linja e tensionit të lartë! Shkak rrufetë

Qyteti i Pogradeci dhe disa fshatra përreth janë përfshirë nga errësira totale mbrëmjen e sotme.

Situata u kthye në normalitet pas 15 minutash, pas ndërhyrjes së grupit të punës për të rilidhur linjën. Duket se shkak kanë qenë shkarkesat elektrike (rrufetë).

Sipas informacioneve të Report Tv, bëhet me dije se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.

 

 

Ora 19:32
Përmbytet Vlora, kryebashkiaku Dredha: Situata ka qenë realisht alarmante! Familjet e evakuara strehohen në konvikt! Shpresojmë që reshjet të mos bien sërish me intensitet

Prej orës 15 të ditës së sotme dhe në vijim reshjet e dendura te shiut që kanë rënë në qytetin e Vlorës kanë sjellë dhe përmbytje në të gjithë qytetin. Në një prononcim për mediat kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha e quajti situatën e vështirë ndërsa mbi 30 familje janë evakuar deri tani. 

"Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit.  Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante. Edhe këtu ku jemi kemi kanalin nga bishti i Kalldrëmit që është bllokuar në një nga nyjet e veta. Do të punojmë të hapet me skrep për të kaluar uji' tha Dredha.  

Ka biznese të përmbytura?

"Ka shumë pasi janë disa lagje që janë afektuar. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë.  Kemi vënë në dispozicion konviktet tek shkolla mjekësore. Ka ende kërkesa nëpër lagje që duan të ndërhyjmë.

Gjithë skrepat dhe kompanitë që merren me ndërtim janë vënë në dispozicion për të na ndihmuar. Hidrovori ka qenë në punë, por në atë prurje reshje ka qenë mbi nivelin e detit për një kohë të gjatë dhe ishte e pamundur të tërhiqte në sasinë e duhur. Shpresojmë që reshjet të mos jenë në intensitetin e dy orëve më përpara" tha Dredha.

Ora 19:29
Vlora e përmbytur, ja momenti kur uji me vërshim merr me vete një qytetare (VIDEO)

 

Vlora është përmbytur nga reshjet me intensitet të lartë të reshjeve të shiut gjatë pasdites së sotme.

Rrugët janë të mbuluara nga uji, ndërsa uji ka hyrë edhe në disa biznese e banesa duke shkaktuar përmbytje dhe dëme.

Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet se një grua është marr para nga uji i cili vërshon në rrugët e qytetit

 

Ora 19:17
Vlorë nën ujë, Ministria e Mbrojtjes çon në ndihmë mjete dhe forca të ushtrisë

1728062563_ushtria.jpg

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme. 

Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake. 

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut

"Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim, shkruan ministri Vengu në postimin e tij në facebook.

Ora 18:57
VIDEOLAJM/ Shikoni si është përmbytur lagjja '29 Nëntori' në Vlorë

Vlora si asnjëherë tjetër po përballet me përmbytje nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin pasditen e sotme por dhe me çarjen e kanalit të ujrave të larta.

Report tv sjell pamjet e lagjes ‘29 Nëntori’ ku ndodhet dhe biblioteka e qytetit ku ujrat kanë arritur gati 50 centimetra dhe kanë përmbytur stola e makina.

Ora 18:57
VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

Vlora si asnjëherë tjetër po përballet me përmbytje nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin pasditen e sotme por dhe me çarjen e kanalit të ujrave të larta.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell videon ku garazhet e pallateve në Lungomare janë përmbytur nga uji.

Ora 18:41
Tiranë/ Moti i keq, rrëzohet pema në zonën e ish- Bllokut, nuk ka të lënduar

 

Një pemë është rrëzuar në zonën e ish-bllokut në Tiranë pasditen e sotme, si pasojë e lagështirës nga moti i keq me reshje.

Pema e cila mësohet se është mbjell rreth viteve ’70, ka zënë të gjithë rrugën, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ora 18:07
VIDEO/ Vlora nën ujë/ Zjarrfikësit ndihmojnë një grua dhe një burrë! Kishin mbetur të bllokuar në farmaci e makinë

Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës. 

Në rrugën ‘Albano dhe Romina’ dëmet janë të mëdha. Janë përmbytur biznese dhe banesa. Edhe makinat janë të mbytura në ujë.

Forcat e zjarrfikëses ndërhynë në një farmaci për të ndihmuar një grua e cila kishte mbetur e bllokuar. Ndërkohë kanë mundur ti vijnë në ndihmë dhe një personi që ishte bllokuar nga uji në makinë

Ora 17:51
Përmbytje në Vlorë, kryetari i Bashkisë kërkon ndihmën e ushtrisë: Eshtë çarë kanali i ujrave të larta të qytetit

1728057137_dredha.jpg

Kryetari i Bashkisë së Vlorës bëri të ditur se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

Është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit.

Ora 17:29
Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Lushnje, qarkullim i rënduar në disa akse

 

Rrugët e qytetit të Lushnjes pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë uji në sipërfaqe.

Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje.

Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh thatësire të theksuar.

Qarkullimi në qytet ka qënë i rënduar për shkak të prezencës së ujit në disa akse, sidomos në ato kryesore si bulevardi kryesor dhe disa segmente të tjera.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dhjetëra mjete janë dëmtuar, pasi kanë djegur motor, kryesisht mjetet me benzinë.

 

Ora 16:59
Reshjet e dendura në Vlorë, edhe biblioteka e qytetit nuk i shpëton përmbytjes

 

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë kanë pushtuar rrugët e qytetit ditën e sotme, duke krijuar një nivel shumë të lartë të ujit që ka hyrë edhe në banesa.

Nga ana tjetër është pamundësuar edhe lëvizja e lirshme e automjeteve.

Sakaq, uji ka hyrë edhe në bibliotekën e qytetit. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili duket biblioteka e pushtuar nga uji.

Ora 16:54
VIDEOLAJM/ Përmbyten lagjet e Vlorës, prindërit me fëmijën mes ujit që u ka arrritur deri në brez

Lagje të tëra të Vlorës janë nën ujë, niveli i të cilit, në disa zona ka shkuar deri në brez të qytetarëve. Në një video një çift me një fëmijë në mes përpiqen të lëvizin ndërsa uji u ka arritur deri në brez.

 

Ora 16:50
Reshjet e dendura përmbytin banesat në Vlorë, uji hyn në shtëpi

 

Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar Vlorën ditën e sotme. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, shirat e dendur kanë krijuar probleme për banorët.

Në disa shtëpi private uji ka hyrë brenda duke krijuar dëme jo të vogla për qytetarët e Vlorës.

Një situatë e tillë në qytetin bregdetar kishte kohë që nuk ishte parë.

Ora 16:42
Fieri nën ujë, përmbyten disa akse, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

 

Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra.

Sipas informacioneve të Report Tv, moti i keq nuk ka shkaktuar as përmbytje të rrugëve, as shkarje dherash dhe as ndërprerje të enëegjise elektrike.

Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa tokat kanë ujëra sipërfaqësore por, po largohen nëpërmjet kanaleve kulluese, ndërkohë që hidrovorët në Darzezë e Seman janë në punë me kapacitet të plotë.

Edhe pse reshjet e shiut kanë zgjatur për më shumë se 1 orë në rrugët kryesore brenda qytetit mjetet qarkullojnë lirshëm dhe pa probleme, ndërsa më problematike ngelen rrugët hyrëse për në qytet.

Ora 16:26
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë marrin përpara tavolinat dhe çadrat e lokalit

 

Përmbytje në Vlorë për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili duket që përmbytja merr përpara karriget dhe tavolinat e një lokali, së bashku me çadrat e bar-it.

Raportohet se uji ka hyrë edhe në disa prej shtëpiave

Ora 16:13
VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, rrugët si det e makinat kalojnë mes për mes si varka 

Reshjet e dendura të shiut të nisura as mesditës kanë  sjellë përmbytjet e disa akseve  dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Në një video të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com duket rruga e përmbytur e tëra dhe makinat që ecin në mes të ujit si të ishin varka. Video nga gazetari Armand Xhelili. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 05/10/2024 03:41

    DREDHA DHE SHPURA E TIJ,,,NUK E KANE MENDJEN TE PASTROJNE KANALET,,DHE NE PERGJITHESI RRUGET ME MAKINA ME FSHESA,,,,TE VENDOSIN TUBA TE RINJ ME TE GJERE,PER KULLIMIN E UJIT,,,POR E KANE MENDJEN TE VJEDHIN ME NDONJE TENDER,,,,PO ASHTU BASHKIA DUHET TE MARRE NISMA ME TABELA KU TE NDERGJEGJESOHEN QYTETARET QE TE MOS HIDHET ASGJE NE TOKE....

    Përgjigju
  • bedul gjinomadhi: 05/10/2024 01:44

    VLORA, VLORA,,SHIKOJENI VLOREN DJEMA SHIKOJENI....,,.O MOJ VLORE ,,,EEEEEEEEEEE.......

    Përgjigju
  • Olsi: 05/10/2024 01:31

    Rama ka ngritur nje shtet fasade. Asgje nuk funksionon. Votoni per parti te reja njerez, jo per hajdutet e PS e PD.

    Përgjigju
  • Hajdari: 05/10/2024 00:59

    Osht ajo Mara qe e vetmja fol drejte,permytet evropa e bota te gjithe japin nji dore e nuk nihen,ktu ke ne fajin shteti,po kina mdertu nga 30 vjet ku kena gjet ven pa asnji lloj rregulli e sot fajin e ka shteti?ENVER HOXHES duhet te pakten me i vu bustin ku ishte!

    Përgjigju
  • Mario: 05/10/2024 00:53

    Komentuesa idiot. Nuk shikoni qe eshte stine rreshjesh dhe furtunash kudo ne rajon dhe ne bote? Shume mire eshte punuar deri me tani nqs e krahasojme me vende te tjera qe ka pasur edhe humje jete. Vlora edhe nqs do te kete 100% infrastrukture te rregullt do te kete permbytje kur ka rreshje te shumta, sepse eshte vete territori gjeografik ku ndodhet qe e ka bere Vloren te permbytet shpesh.

    Përgjigju
  • Turi: 04/10/2024 21:51

    Si pd dhe ps apo keta legenat e tjere qe kane qeverisur vendin keto 34 vjet jane rq pa asnje lloj diferencimi prandaj nese doni ndonje ndryshim votoni per ata te rinjte qe nuk kane lidhje me keta dhe qe nuk kane qene kurre ne asnje qeveri

    Përgjigju
    • Po mër po: 05/10/2024 01:29

      Ata të rinjtë e thinjur

  • Bom: 04/10/2024 21:31

    He PS, ça behet? Nuk arrini te siguroni kushtet elementare te nje qyteti qe e keni bastion tash 34 vjet?? E thoni per Shkodren që e ka lene PD-ja te prapambetur, "kurse ne do ta bëjmë te zhvilluar si kurre me pare". Broçkulla pa kufi!!! Shihni veten njehere, propagandista, hajduta!

    Përgjigju
  • S24: 04/10/2024 21:27

    Me natyren jo sben dot gare po me kanalizet cope cope qe ka vlora ben

    Përgjigju
  • xXx: 04/10/2024 20:19

    I lejuan te pangopurit te ndertojne vend e pa vend dhe me ca ore shi keto jane pasojat...Sado leke te keni,te pangopur do ikni nga kjo bote qe mos u ngopshit...

    Përgjigju
  • Alb: 04/10/2024 19:51

    Shtet i falimentum. Kjo ashte pasoja, tu nurtu ven e pa ven

    Përgjigju
  • Vlonjati: 04/10/2024 19:34

    Po normale do mbytet o i pa afte,ngele ne instagram gjithe beharin duke mbledhur nje kanace ketu e nje atje me doreza se je djale doktori. Se harova dhe perzevativet nga plazhi vjetere,te mbaruar politikisht dhe moralisht,te fala shoqes tende Adit????

    Përgjigju
    • Alban: 04/10/2024 22:15

      Pse Adin e ka shoqe? Shoqe prej verteti?

  • Partia: 04/10/2024 19:01

    Shpejt te kutitë e votimit, 90% herën tjetër nënës parti.

    Përgjigju
    • Pensionisti: 04/10/2024 21:15

      Nuk e kapin dot Kamzen dhe Voren me 70%.

  • e verteta: 04/10/2024 18:12

    Dredha dridhe. Je i paafte. fatkeqsia vazhdon ne Vlore. ske pastruar kanalet. jeton kot

    Përgjigju
    • Vlora: 05/10/2024 00:15

      Njerezit te blejne sigurime per shtepite per tu mbrojt nga fatkeqesi te natyres si ne gjithe boten. Bie shi per 3 ore sa per gjithe vitin dhe kanalizimet nuk mbajne. Nuk ka ndodhur kurre me pare kjo gje. Neser ne mengjes nuk do ket me pik uji neper rruge qe tregon qe kanalizimet punojne thjesht nuk e perballojn dot. Faji i bashkise eshte qe nuk dha alarmin sot qe njerezit ti linin makinat pasi ishte bere e ditur qe dje qe Vlora ishte ne rrezik te larte. Ju kancoregjenet me celular kete muhabet keni sa her bie shi filloni beni histerikun per klikime.

    • @vlora: 04/10/2024 21:25

      Po si del e thua, me ato mundesi qe kemi?? Njerezit bejne investimet e jetes ne banesa, makina, garazhe dhe ky rrk thote me keto mundesi qe kemi. Asnjehere nuk eshte investuar gjekundi ne vlore per kanale apo rruge te hajrit me standarde. Nje jete po kalon dhe kryqezimi tek albano dhe romina akoma permbytet. Ca i thua ti kesaj? Debil.

    • Vlora: 04/10/2024 19:01

      Cili kanal nuk eshte pastruar o bole?

  • Po mër po: 04/10/2024 18:10

    Rrumpalle.. është car kanali thot. Nuk thot që çdo gjë është pa cilësi

    Përgjigju
  • Lili: 04/10/2024 18:06

    Eshte çare truri jot kryetar qe i ke rruget e Vlores skandal.Na u prishen makinat.Turp kush te vuri ty kryetar

    Përgjigju
  • Ops: 04/10/2024 17:12

    Hajde 3000€ m vlora turistike dimer vere

    Përgjigju
    • @mara: 05/10/2024 06:41

      O Mara, e gjithëditura e Ramës. Nuk është përmbytur Italia nëpër lagje nga shiu moj patronazhiste por dalin lumenjtë nga shtrati. E kupton dot ndryshimin? Mos i sha dhe mos I mallko njerëzit për politik se boll fatkeqësi i keni sjellë Shqipërisë këto 10 vite.

    • Ops: 04/10/2024 22:29

      O pk po sa mm shi ra ne itali i lexon lajmet ???? Ik ha na nje cope sufllaqe patronazhist

    • Mara emigrante ne Itali: 04/10/2024 19:07

      O injorante qe komentoni kot , ketu ne Itali u bene permbytje te media dhe humben njerez , populli italian u ngriten per te ndihmuar çdo familje ne rezik , per te shpetuar jete njerezish nga katastrfa , ju beni palle duke share pika qe sju bie .Zoti Marte hak per persona me zemer te vogel si puna juaj .

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…