VLORË – Nipi sulmon me arme zjarri makine e xhaxhait te tij nga nje automjet mbi tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur te zona e quajtur, ‘Kali i Trojës’ sot në Vlorë, rreth orës 17:40, teksa nipi 23-vjeçar, Arben Dalipaj ka qëlluar me breshëri makinën e xhaxhait.
Nga shkëmbimi i zjarrit raportohet i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit xhaxhai 42-vjeçar, Ramo Dalipaj.
Siç raporton korrespondenti i A1 Report ne Vlore, Armand Xhelili në vendngjarje kanë mbërritur menjehere forca të shumta policie.
Nga burimet e policise, deri tani mesohet se njëri prej automjeteve, Ford Focus me targë AA 537EE, ku gjendej xhaxhai, është qëlluar në pjesën e pasme me armë nga nipi i armatosur, që gjendej në automjetin tip BMW, që u gjet 100 m larg vendgjarjes, i braktisur nga nipi.
Sipas policise ngjarja ka ardhur si pasoje e nje grindjeje te vjeter me dy vellezerve. Motivi i grindjes nuk dihet ende, por burime të ndryshme thone se nipi Arben Dalipaj eshte hakmarre ndaj xhaxhait te tij per te mbrojtur babane.
Deri tani policia e Vlores ka shoqëruar ne komisariat 5 vetë per te zbardhur ngjarjen, e cila tronditi qytetin ne oret e pikut ne mes te bulevardit Vlore-Skele.
Bashkë me ta ështe shoqëruar edhe xhaxhai Ramo Dalipaj, i cili ishte objekt i sulmit dhe po merret ne pyetje, për të dhënë dëshmine e tij mbi shkaqet e hakmarrjes së nipit mbi nje konflikt te vjeter familjar.
Nderkohe, nipi i tij 23-vjeçar, Arben Dalipaj eshte shpallur ne kerkim nga policia.

(Në foto: Automjeti që u qëlluar me armë zjarri me xhama të thyer)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com