VLORE - Krimi brenda familjes godet tragjikisht në qytetin e Vlorës. Një 46-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga djali i tij pas një konflikti të çastit. Policia njoftoi se rreth orës 03:00 të mëngjesit në sallën operative është marrë njoftim se një shtetas është vetëvrarë në banesën e tij në një pallat në lagjen “Rilindja”.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e para hetimore për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Baraj, 46 vjeç, banues në lagjen “Rilindja” në Vlorë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me djalin e tij Ermal Baraj 21 vjeç, është goditur dhjetë herë, nga ky i fundit, me thikën e bukës, goditje që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga efektivët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasi Ermal Baraj për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Redaksia online
(eç/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com