Vlorë, shoku e plagosi me plumb
në kokë, 19 vjeçari rëndë në spital

Vlorë, shoku e plagosi me plumb<br />në kokë, 19 vjeçari rëndë në spital
VLORE-  19 vjeçari Klaudio Nelaj, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje kome.

Sipas bluzave te bardha i riu ka marrë një plumb në kokë, i cili i ka hyre nga pjesa e përparme e fytyrës, e ka ngelur në brendësi të kafkës.  Sipas mjekut  19 vjeçari është në gjëndje të rëndë e në rrezik për jetën.

Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale e trupit të 19 vjecarit është gjendur në afërsi të banesës së 24 vjeçarit Renato Shehu, i cili ka sqaruar policinë se ngjarja ka qenë aksidentale, e se dy shoket, pra autori dhe i lënduari kanë qenë duke provuar armën në momentin e ngjarjes dhe plumbi ka shpëtuar nga një shkrepje aksidentale.  

Blutë kanë sekuestruar armën e krimit tip pistolete, dhe kanë shoqeruar autorin, qysh mesnatën e djeshme, e ky i fundit ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë Vlorë.  
Zyrtarisht policia thotë se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Hetimet po kryhen nen drejtimin e Prokurorit te Rrethit Vlore, dhe po bëhet dokumentimi  ligjor i ngjarjes.


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik