VLORË - Automjeti i një biznesmeni ndërtimi u hodh në erë sot në qytetin e Vlorës, pak çaste pasi ai doli nga makina. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Ermal Bajramaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimi, pasi disa kohë më parë ka ndërruar gjenealitetet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 8:30 minuta të mëngjesit, në rrugën e “Çipajve” pranë rrugës “Transballkanike” dhe ka tronditur gjithë qytetin turistik të Vlorës.
Korrespondenti i A1Report dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili raporton nga vendi i ngjarjes se ka shpërthyer mjeti tip Mercedes-Benz ML, ngjyrë gri, me targa AA 663 BF, i cili drejtohej dhe posedohej nga shtetasi Ermal Brahimaj, lindur në fshatin Sherisht, aktualisht me banim në fshatin Babicë dhe në Vlorë.
Si pasojë e shpërthimit është shkatërruar pjesërisht automjeti, si dhe është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, i cili pasi është dërguar në spital, ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është marrë në pyetje nga policia mbi ngjarjen.
Por hë për hë, nga ekspertët e policisë në vendngjarje nuk është gjetur asnjë shenjë e lëndës plasëse. Ndërsa dyshohet se, nëse shpërthimi ka ndodhur nga lënda plasëse ajo mund të jetë vendosur në pjesën e poshtme të motorit të automjetit, me një sasi nga 150 deri në 200 gr, ndërkohë që shpërthimi i saj mund të jetë kryer me telekomandë, por në vendngjarje dhe në automjet ende nuk janë gjetur shenja të lëndës plasëse .
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 31-vjeçari Brahimi ka shkuar për të larë makinën në një lavazh pranë rrugës “Transballkanike”, në krahun e djathtë të kësaj rruge dhe meqë në këtë lavazh nuk kishte radhë, është kthyer në krahun e majtë të rrugës, duke udhëtuar rreth 15 metra në sens të kundërt (kundërvajtje), për të lënë makinën në lavazhon tjetër.
Por sapo i është afruar dy metra lavazhit, automjeti ka shpërthyer . Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë nga makina; i tronditur dhe në panik e sipër u ka kërkuar ndihmë të pranishmëve për ta dërguar në spital. Një person, i cili është ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka hipur në makinën e tij dhe e ka dërguar urgjent të plagosurin në spital për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekët e spitalit.
Po sipas të pranishmëve në vendin e ngjarjes, mësohet se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm saqë për disa minuta nuk kanë mundur të dëgjonin nga veshët. Punonjësit e lavazhit janë shprehur të tmerruar nga skena që kanë parë.
“Fillimisht nuk morëm vesh se çfarë ndodhi, sepse nga zhurma e fuqishme instiktivisht jemi strukur. Pamë më pas se, makina që sapo erdhi pranë lavazhit shpërtheu dhe më pas pamë drejtuesin e automjetit, që doli i plagosur nga makina. Më pas e mori një person, që ndodhej me makinë afër rrugës dhe e dërgoi atë në spital”.
Ndër të tjera ata thonë se: “në mometin e shpërthimit të automjetit nuk ka pasur flakë, por vetëm pak tym dhe presion i fuqishëm. Ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar xhamat e dy automjeteve, të parkuara në afërsi të vendit ku shpërtheu automjeti”.
31-vjeçari Ermal Brahimi është i martuar. Sipas burimeve paraprake, aktualisht ai po kryen një ndërtim në zonën e Radhimës. Nuk dihet ende se kush ka qenë shkaku i vendosjes së lëndës plasëse në makinën e tij, si dhe përse është vendosur; për ta eleminuar apo si paralajmërim, meqë lënda plasëse mendohet të jetë vendosur poshtë motorit të automjetit.
Sipas burimeve brenda në polici 31-vjeçari ka pohur se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person. Madje ai sqaron se edhe në makinë nuk e di nëse më ka shpërthyer nga lëndë plasëse apo nga ndonje defekt...nuk di ç’të them...është shprehur 31-vjeçari, kur është marrë në pyetje nga policia. Ndërkohë po hetohen shkaqet e vërteta të ngjarjes.
ORA 11.14 REAGIMI I PARË I POLICISË SË VLORËS
“Sot më datë 31.08.2013 rreth orës 09:30 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njofti se në rrugën Transballkanike ka ndodhur një shpërthim.
Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale nga të cilat ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 BF, i cili drejtohej nga shtetasi E. B., banues në Vlorë.
Si rezultat i shpërthimit është dëmtuar lehtë vetëm shtetasi i mësipërm dhe automjeti në pjesën e përparme të tij. Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë duke ecur në sens të kundërt me atë rrugës (kundravajtje).
Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili aktualisht është duke marrë në pyetje personin e dëmtuar.
Po punohet për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si reuzltat i ndonjë defekti në automjet apo si pasojë e shpërthimit nga lëndë plasëse”.

(Në fotot: Makina e shpërthyer para pak minutash në rrugën Transballkanike në Vlorë FOTO TE TJERA)
Lajmi fillimisht u publikua në orën 09:10 minuta, dhe u përditësua në vazhdim
Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com