Vlorë, sot prishet me eksploziv
pallati 7 katësh, rrethohet ndërtesa

Vlorë, sot prishet me eksploziv<br />pallati 7 katësh, rrethohet ndërtesa
VLORE- Në Vlorë sot është parashikuar prishja e pallatit 7-katësh i projektuar për ndërtimin e një hoteli, i cili aktualisht është ende i papërfunduar. Objekti pritet të shembet me lëndë plasëse ashtu siç u prish pallati 5-katësh në Tiranë. Për këtë të fundit u përdorëbn 63 kg tritol. 

Forca të shumta policie ndodhen në Vlorë për të qenë pjesë e operacionit për prishjen e  ndërtesës, i cili ndodhet tek ish - Aulona, buzë detit në detit. 

Policia bashkiake, inspektorë të INUK dhe forcat e  Xhenios, prej ditës së djeshme kanë rrethuar me shirit të verdhë ndërtesën ndërsa  gjatë natës kanë punuar për hapjen e vrimave ku do të vendoset lënda eksplozive.

Ndërtesa ka lejen e bashkisë së Vlorës. Prishja e këtij objejkti do të bëhet me qëllim t’i hapet rrugë ndërtimit të shëtitores që është e emëruar dhe si “Lungomare” duke filluar nga zona e Skelës deri tek Uji i Ftohtë.  Projekti i bashkisë pritet të nisë shumë shpejt dhe ka dhe mbështetjen e kryeministrit Rama.
(Ne foto: Pallati që do shembet)

Nuk dihet ende se kur do të ndodhë shpërthimi.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë