Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Babicë, ku tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, 60-vjeçarin më inicialet M.M.

Mësohet se autorët kanë vjedhur një sasi prej 12 mijë lekësh të reja dhe një aparat celular.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com