Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në qytetin e Vlorës. Një person ka qëlluar me armë në lagjen "Pavarësia", pranë zonës së quajtur "Kali i Trojës".
Sipas policisë, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira.
Policia ka identifikuar të dy personat e përfshirë në konflikt dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e njërit prej tyre, si dhe po punon për kapjen e personit tjetër me inicialet K.P, rreth 28 vjeç, banues në Vlorë.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja në tokë, për të cilat po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale të sekuestrimit të tyre.
Nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
[gallery]19472[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO