VLORE - Dy persona me maska kanë tentuar të vjedhin një pikë të këmbimit valutor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm në bulevardin Vlorë-Skelë në afersi te shkollës industriale, ku dy persona me maska janë afruar pikës së këmbimit valutor me qëllimin për ta grabitur.

Autorët ende të paidentifikuar, të veshur me kapele të bardha në kokë, me shami në pjesën e fytyrës si dhe me një çantë të zezë në dorë kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor duke kërcënuar me armë punonjësin e kësaj pike Arben Rrapi , duke i kërkuar paratë.

Duke parë rezistencën e këtij të fundit si dhe derën e mbyllur të kasafortës me hekur grabitësit e kanë qëlluar me qytën e armëve në kokë dhe në pjesën e syrit dhe më pas janë larguar përmes pallateve te lagjes “Pavarësia”. Dy personat e maskuar janë larguar nga vendi i ngjarjes pa arritur dot të grabisin pikën e këmbimit valutor.

Forcat e rendit të mbërritura në vendngjarje kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin dhe arrestimin e dy grabitësve, ku kanë marrë kamerat e sigurisë dhe ku pritet të identifikohen dy autorët. 

exchange i grabitur
exchange i grabitur
exchange i grabitur

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)