Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo dolën për herë të parë në skenë 50 vite më parë dhe sot transmetojnë të njëjtën energji dhe emocion tek publiku. Salla e teatrit “Petro Marko” u mbush plot mbrëmjen e së premtes teksa dy artistët vunë në skenë recitalin “Rroftë Parodia”. Në këtë 50-vjetor të tyre, ata kanë krijuar një shfaqje fantastike.
Regjisori Haxhi Rama tregon se përgatitjen e kanë nisur që nga selektimi i rreth 15 parodive nga 200 të tilla.
Afrim Agalliu e quan këtë shfaqje si një ditar të jetës së tyre artsistike, ndërsa është mirënjohës për publikun.
Të emocionuar, spektatorë vlonjatë shprehin mirënjohje për artistët e parodise.
“Rroftë parodia” me regji të Haxhi Ramës, muzikë të Artur Dhamos dhe skenografi të Drini Shehut do të shfaqet dhe të shtunën e të dielën në teatrin “Petro Marko”.