VLORE- Qyteti bregdetar është tronditur sot në mëngjes nga një tjetër shpërthim tritoli. Këtë herë lënda eksplozive është vendosur në makinën e një ish- efektivi të policisë. Ngjarja është shënuar rreth orës 04. 30 minuta në lagjen “Pavarësia”.
Mjeti me targa britanike i përkiste Andi Begës, i cili sipas policisë ishte pezulluar pak ditë më parë. Automjeti ishte parkuar para pallatit ku jetonte Bega, dhe mendohet se sasia e tritolit është vendosur pranë njërës prej gomave.
Shpërthimi alarmoi banorët e lagjes ndërsa fatmirësisht, dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.
Shpërthimi ndodh vetëm pak ditë pasi u gjet e djegur makina e kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika. Në mendjen e vlonjatëve por dhe të gjithë shqiptarëve, është ende i freksët, shpërthimi në mes të bulevardit kryesor, i cili në shtator të 2011, i mori jetën gjyqtarit të gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi. Për këtë vrasje ende nuk janë identifikuar autorët.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com