VLORE - Vazhdon puna e xhenierëve dhe forcave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në ambjentet e kompleksit Jon në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, për hapjen e 1500 vrimave ku do të vendoset sasia e eksplozivit për shërthimin e godinës. 

Edhe pse puna për shembjen e godinës ka filluar që prej ditës së shtunë, deri tani në kollonat e betonit, në tavanet dhe në themelet e katit të parë të godinës 8 katëshe janë çelur rreth 600 vrima. 

Ndryshe nga kompleksi i parë që u shemb me tritol në Vlorë, si ndërtim pa leje, në këtë godinë do të vendoset eksploziv në tre kate me qëllim që shpërthimi i telekomanduar të jetë 100 përqind  efektiv, sipas ekspertëve xhenierë. 

Ndërkohë, puna ka vijuar edhe për çmontimin e dyerve dhe dritareve të aprtamenteve, të cilat sipas një marrëveshje mes bashkisë së Vlorës dhe INUK do të shkojnë për shkollat dhe kopshtet në nevojë.

Redaksia online
(azh/shqiptarja.com)