Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e Bashkisë Vlorë kanë nisur shembjen e objekteve që ndodhen mbi kanalet kulluese të qytetit.
Gjatë kësaj të marte, po shembet një tjetër objekt në lagjen "Kushtrimi", i cili ishte ndërtuar mbi kanalin kullues të zonës. Bëhet fjalë për një market, i cili nuk disponon dokumentacion pronësie dhe po prishet për t'i hapur rrugë rehabilitimit të kanalit kullues.
Edhe më herët janë shembur objekte të tjera përgjatë këtij kanali, që nga nisja e tij në zonën kodrinore mbi spitalin e qytetit e deri në derdhjen e tij në hidrovor.
Shembja e objekteve është pjesë e një projekti për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese në Vlorë, një qytet që historikisht është përballur me probleme të përmbytjeve.









Komente
Komento