Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi ‘pushton’ qytetin! Sot pritet të ndërhyhet me mjetet e ushtrisë

VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë e përfshirë nga flakët.

Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje është përhapur në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Sot në ndihmë të zjarrfikësve, pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.

E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta