VLORË - Më shumë së 200 bagëti të imta janë prekur nga “gjuha blu” në fshatin Xhyherinë, fshat i cili ndodhet vetëm 20 km larg qytetit të Vlorës.
Pavarësisht kësaj situate blegtorët e këtij fshati pohojnë se asnje punonjës i drejtorisë së bujqësisë në qytetin bregdetar nuk është gjendur pranë tyre, ndërsa për dëmshpërblim e as që bëhet fjalë.
Kanan Kananaj është një nga blegtorët e fshatit, i cili ka humbur rreth 40 bagëti të imta si pasojë e këtij virusi, teksa ky fakt ka ndikuar negativisht në buxhetin e brishtë të kësaj familje që të ardhurat i bazon kryesiht tek mbarështimi i bagëtive të imta.
Bashkëshortja e tij i bënë apel drejtorisë së bujqësisë të çojë në fund premtimin për dëmshpërblim.
Situatë problematike sa i përkët përhapjes së virusit gjuha blu është vërë re edhe në rrethet e tjera të vendit, kryesisht në juglindje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO