Vlorë - Policia e Vlorës, arrestoi në kushtet e flagrancës një person si edhe shpalli në kërkim dy të tjerë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, pasi në banesat e tyre u konstatuan dëmtime të aparateve matës.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, u arrestua në kushtet e flagrancës 51 vjeçari Baro Bregu, nga Vlora, si dhe u shpallën në kërkim Farudin Bregu 48 vjeç e Ilir Limaj 52 vjeç, respektivisht nga qyteti i Vlorës dhe fshati Kotë, pasi aparatet matës të energjisë elektrike në banesat e tyre, rezultuan të ishin të dëmtuar.
Gjatë ditëve të fundit grupet e OSHEE të mbështetura nga struktura të policisë, kanë intensifikuar punën për të evidentuar rastet e vjedhjes së energjisë elektrike. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar më shumë se 35 raste të vjedhjes së energjisë eletrike, ndërkohë që u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe u arrestuan dy ish punonjës të OSHEE.
Po ashtu, është rregjistruar rritje e dukshme e arkëtimit të energjisë elektrike të konsumuar, që, gjatë ditëve të fundit llogaritet në 8.4 milionë lekë./ATSH/
/Shqiptarja.com