Vlorë, vritet ndërtuesi në
kërkim pronari i truallit

Vlorë, vritet ndërtuesi në<br />kërkim pronari i truallit
VLORE-  Policia vazhdon kërkimet për të arrestuar autorin e vrasjes së ndërtuesit Ardian Dervishi. Biznesmeni 52 vjeçar nga Vlora u ekzekutua të dielën pasdite ndërsa ndodhej në një prej ndërtimeve të tij, në vendin që quhet Rruga Transballkanike në qytetin e Vlorës, një rrugë shumë e frekurentuar.

Sipas të dhënave të Policisë së Vlorës autor i ngjarjes është Adnan Fotaq Gori, 31 vjeç, pronar i tokës ku kryhej ndërtimi, i cili që prej ditës së djeshme është shpallur në kërkim dhe është në ndjekje nga kjo polici. Motivet e kësaj ngjarje mesohet se kanë në bazë një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorit të vrasjes.

Autori i kishte dhënë viktimës një sipërfaqe trualli për ndërtimin e një objekti dhe kishin mosmarreveshje për përqindjen ( %) e sipërfaqes së ndertimit.

Disa persona janë shoqëruar në polici në cilësinë e dëshmitarëve, apo të personave që mund të kenë pasur dijeni për ngjarjen. Burime nga policia bëjnë të ditur
se mes Ardian Dervishit dhe Adnan Gori kishte pasur konflikt edhe 2 javë më parë.

DEKLARATA E POLICISE SE VLORES,DJE
Rreth orës 14:00 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në afërsi të rrugës “Transballkanike” është plagosur me armë zjarri një person. Menjëherë është krijuar grupi hetimor dhe është shkuar në vendngjarje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se rreth orëve të pasdites në lagjen “1 Maji” në afërsi të rrugës “Transballkanike” është plagosur me armë zjarri shtetasi A. D., vjec 45 me profesion ndërtues, i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00 si pasojë e plagëve të marra.  Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë dyshohet se autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi: Adnand Fotaq Gori, vjec 31 banues në lagjen “1 Maji” Vlorë. Menjëherë është bërë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër