VLORË - Një numër i madh predhash që i përkasin luftës së Dytë Botërore, janë gjetur në ujrat e detit Jon, në zonën e plazhit publik në qytetin Vlorës.
 
Predhat janë nxjerrë ne sipërfaqe nga një skuadër e përbashkët zhytësish shqiptaro-hollandezë.
 
Pas nxjerres nga uji, mësohet se predhat do të dërgohen për tu asgjësuar në pikën e demontimit në ishullin e Sazanit.
 
Ekspedita e përbashkët shqiptaro-halloandeze është në fazën e fundit të projektit për pastrimin e vijës bregdetare nga predhat e luftës së dytë botërore.
 
Redaksia online
(axh/ac/shqiptarja.com)