Vlorë, zjarr në ashensorin e pallatit
12-katësh, bllokon banorët

Vlorë, zjarr në ashensorin e pallatit<br />12-katësh, bllokon banorët
VLORË - Një zjarr i rënë sot në mesditë në një pallat 12 katësh ka vënë në rrezik jetën e banorëve.

Ka qenë ora 17, kur në një pallat 12 katësh në lagjen e Skelës përballë portit të Vlorës është vrejtur tym në tarracën e pallatit të lartë.
 
Menjëherë banorët e pallatit kanë lajmëruar zjarrfikësit, të cilët kanë ardhur në vendngjarje me dy makina zjarrëfikseje.
 
Sipas banorëve, zjarri kishte rënë në ambjentet e brendshme të pallatit dhe pikërisht në ashensor dhe hyrja për në pallat ka qenë e pamundur nga tymi, si dhe errësira që mbizotëronte, pasi dhe enërgjia elektrike ishte shkëputur.
 
Banorët kanë qenë të friksuar dhe nuk mundnin dot të hapnin dyert e shtëpive, pasi hyrjet e kateve kanë qenë të pushtuara nga tymi, i cili dilte në tarracën e pallatit, ngaqë hyrjet janë pa ajrim.
 
Zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të hynin dhe me mjetet e tyre kanë ngjitur 12 kate për të arritur deri lart, por dhe mungesa e tubove të gjata brenda e ka bërë akoma më të vështirë fikjen e zjarrit. Rregullorja e pallateve të reja parashikon dhe tubo uji në çdo kat në rast zjarri, por ky pallat nuk i kishte.
 
Ekspertët nuk kanë dalë ende në një konkluzion të saktë, por mendohet se ashensori është mbinxehur dhe ka dhënë shkëndijën elektrike, pasi në këtë pallat me dhjetëra apartamente dhe ekziston vetëm një ashensor dhe ai është gjithë kohës në lëvizje.

Në momentin e rënies së zjarrit në ashensor nuk ka pasur njerëz, dhe po ashtu nuk është rrezikuar asnjë apartament, pasi zjarri ishte vetëm në ashensor. Pas disa përpjekjesh zjarri është shuar nga zjarrfiksit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani?

A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani?