Violonçelisti shqiptar me famë ndërkombëtare Vlorent Xhafaj, tre koncerte në Shqipëri

Violinçelisti Vlorent Xhafaj kërkon të japw maksimumin në muzikë. Ai prek ato stile muzikore, të cilat jo vetëm i ndien për vete të afërta, por që janë edhe të kuptueshme nga publiku. Përherë ka luajtur një repertor të gjerë, duke mos u ndalur vetëm tek disa kompozitorë. Sikundër edhe kësaj here, pas Festivalit Different Trains ai vendos të rikthehet në Shqipëri për tre koncertet e radhës. 

“Jam shumë i lumtur, që jam kthyer në Shqipëri. Unë vij shpesh në Festivalin Different Trains, por kësaj here është një ftesë e pavarur, si nga Instituti Italian i kulturës dhe nga Tetori Gjerman”, shprehet violinçelisti Vlorent Xhafaj.

Pas koncertit për violonçel edhe piano, në Tiranë dhe në Durrës, Xhafaj me të njëjtin program shkon me pianistin Maurizio Baglini në Prishtinë.

“Është një program shumë interesant në këtë koncert “Udhëtim në Itali’, sepse përmbledh pjesë të kompozitorëve të njohur të romantiçizmit, pjesë të periudhës kohore që ata kanë jetuar në Itali. Franz Liszt me “La lugbre Gondola” dhe “A la capella sistina”. Përveçse ishte pianisti më i madh i shekullit XIX, ishte edhe një person shumë spiritual. Gjithmonë janë inspiruar nga piktura edhe nga vepra letrare. Ka shkruar shumë vepra që janë subjektive. Është sonata shumë e famshme, Fryderyk Chopin me “Sonata për violincel dhe piano op.65”, vepra e fundit që ai ka shkruar, pjesë nga Ferrucio Busoni me “Kleine suite op.23” dhe Erno von Dohnany me “Ruralia hungarica op.32”, thotw mw tutje ai. 

Po a ka pjesë shqiptare të paeksploruara në Xhafaj për violonçel?

“Unë mendoj se nuk ka shumë vepra për këtë instrument. Të tjerët do të thonë që janë shumë. Por deri para viteve ’90 janë shkruar vepra në miniatura, se kanë qenë 25 vepra të programuara në një koncert, sot ke tre apo katër. Kohëzgjatja e tyre ka qenë deri në 7 minuta, ka disa vepra interesante, por nuk ka edhe aq shumë për instrumentin që unë luaj. Për projektet me muzikën shqiptare kemi një ide për të luajtur një vepër me harqe të kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, vitin tjetër. Muzika e tij është e shkruar mirë edhe komunikimi është shumë i thjeshtë. Është edhe një trio në muajin shkurt me veprat e kompozitorit Limoz Dizdari. Mendoj se është interesante që muzika shqiptare të luhet jashtë vendit edhe këtu të luhen ato vepra, që s’janë luajtur”, thotw Vlorent Xhafaj.  

Xhafaj në këto koncerte ishte së bashku me pianistin Maurizio Baglini, i cili Shqipërinë e konsideron një zbulim interesant.

“Është një zbulim interesant, sepse Shqipëria është një vend i pasur me histori. Më pëlqejnë njerëzit, sepse janë shumë dinamik dhe energjikë. Kam vlerësuar shumë kualitetin e dëgjimit. Besoj se Shqipëria në 30 vitet e ardhshme do të jetë vendi më shumë i zhvilluar në Europë. Me siguri që do jeni më para se Italia dhe Franca, se shikoj një pasuri të madhe shpirtëror edhe ekonomike. Ka shumë njerëz që kanë talent. Për shumë vite e mendoja Shqipërinë si një vend afër, por nuk e dija si ishte. Për ne në Itali para 30 vitesh flitej në Itali për problemin e emigracionit, por unë besoj se këto fenomene janë edhe të domosdoshme për takimin e gjuhës dhe të kulturës. Unë i urrej muret. Jam i lumtur që e shikoj Shqipërinë kështu. Ju jeni në një trend pozitiv. Nuk kam pasur asnjëherë paragjykim, por kam pasur përherë kuriozitet", shprehet Maurizio Baglini.

Çfarë mendon pianisti Maurizio Baglini për italianët që jetojnë sot në Shqipëri?  

“Besoj që të sjellin kreativitetin e tyre këtu, të jenë të dobishëm. Nëse vijnë për të shfrytëzuar një mundësi, më pëlqen aspak. Shkëmbimet duhet që të jenë në respekt të të dy popujve, jo vetëm avantazh për njërin shtet. Jam kurioz. Mendoj se nëse është kështu për artin, të jetë kështu edhe për shkencën edhe kërkimet, shikoj shumë rrugë të bukura edhe pallate, por mbase nuk është kudo kështu. Por edhe në Itali është kështu”, thotw ai. 

Të jesh artist sot, sa e vështirë është?

“Jo. Është shumë e vështirë se muzika klasike i përket vetëm 3 për qind e popullsisë në botë. Është tendencë e politikës, mbase edhe kulturore, që mos të ketë një popull të kulturuar,dhe kjo është e gabuar, se besoj se nëse njerëzit vlerësojnë artin edhe kulturën edhe ekonomia ecën më shumë. Sot është një moment i vështirë në botë. Por, arti bëhet mbi ta gjitha për pasion edhe kërkon shumë sakrificë. Nuk është e lehtë, por është shumë bukur të jetosh me art”, shprehet pianisti Baglini.

 Në datë 31 tetor Xhafaj rikthehet sërish në Universitetin e Arteve me pianistin shqiptar Zamir Kabo dhe klarinetisti gjerman Fabian Dirr. Do të interpretojnë tri pjesë të Ëeber, Alban Berg, Krzysztof Penderecki, Max Bruch dhe Beethoven. Koncertet e Vlorent Xhafajt nuk do të ndalen këtu. Ai do të vazhdojë të luajë në skenat gjermane, estoneze, në Itali dhe jo vetëm.

 




 
 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë