1. Jetësohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në sallën "Black Box" të Universitetit të Arteve shfaqja "Jashtë bie borë" me regji të Alesio Agjakut, Sidrit Vranicit dhe Albi Mukajt.
2. Një videorrëfim që tregon për historitë e kalave të Tiranës dhe vizitorët e tyre do të shfaqet këtë mbrëmje në orën 19.00 në Qendrën Kulturore "Tulla".
3. Me rastin e ekspozitës së tij vetjake "Ku ishim, ku jemi, si ndjehemi", që qëndron e hapur deri në 5 maj, në Galerinë e Artit Tiranë mbahet sot në orën 19.00 një bisedë me artistin Buron Kaceli.
4. Artistët Meriton Ferizi dhe Belinda Mehana në fagot, Melos Buza në piano dhe të tjerë instrumentistë të ftuar mbajnë sot në orën 12.00 një koncert në Universitetin e Arteve.
5. Në kuadër të Festivalit të Shkollave të Mesme të Tiranës “Rin Art 2024”gjimnazi "Andon Zako Çajupi" interpreton sot në orën 13.00 në Teatrin Kombëtar shfaqjen "Keqkuptimi" me autor Albert Camy dhe regji të Bruna Belaj, më pas mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për 9 shkollat në garë.
6. Në kuadër të "Stinës koncertore 2024", klasa e fizarmonikës në Universitetin e Arteve mban këtë mbrëmje në orën 19.00 një koncert me drejtues artistikë Elton Ballën dhe Erand Kuranin.
7. Ëest Side Family me autorin e gazetarin Enkel Demi mbajnë sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit "Agimi" një performancë artistiko-kulturore.
8. Mbahet sot në orën 12.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një takim letrar me poezitë e Lasgush Poradecit dhe interpretim të aktorit Ligoraq Riza.
9. Teatri Shëtitës "Çajupi" ndal në Elbasan. Shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Skampa" tragjedia "Elektra" e Sofokliut me regji të Kiço Londos.
10. Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës shfaqja "Franku V" i Friedrich Durrenmatt me regji të Iris Canaj dhe interpretim të nxënësve të gjimnazit "Petro Nini Luarasi".
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edicioni i katërt i 'Balkan Jazz Showcase' në Universitetin e Arteve nga datat 10-12 Maj
10 Maj, 18:50
-
Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!
1 Maj, 10:55
-
'Lamtumirë Ali Osekut, modelit të rrallë që nuk përsëritet'! Gazmend Leka: Nga të vetmit që vuajtën Spaçin dhe nuk u ankua asnjëherë!
3 Prill, 16:57
-
Timo Flloko i emocionuar në sallën e restauruar të ‘Arteve’: Kam nxjerrë breza studentësh! Sot, më e bukur se kurrë
21 Tetor 2023, 14:39
-
FOTOT/ Hapet Teatri në Universitetin e Arteve, Rama: Përmbushëm një amanet! M’u dha mundësia t’i ktheja këtij vendi shumë pak nga çfarë mora
21 Tetor 2023, 12:07
-
Risi në Universitetin e Arteve, do të hapet dega e muzikës ‘jazz’! Dikur ishte e privuar
18 Qershor 2023, 15:31
-
PROFIL/Një foto nga Merlin! Nga shkrepjet me aparat të vjetër me film tek ripropozimi i “Darkës së fundit” për virtytet e zbehura, artistja: Kërkoj të nxis reflektim!
12 Qershor 2023, 16:32
-
Aktrimi në dy kohët, Mirush Kabashi përballë studentëve: Partia e artistëve arti! Drejtorët, jo me urdhër të kryeministrit, t’i zgjedhim vetë
24 Maj 2023, 13:35
-
Tenori Josif Gjipali i përgjigjet Ermonela Jahos: Mos ua qaj hallin studentëve të Arteve, dinë të këndojnë! Unë s’kam nevojë për masterclass
19 Prill 2023, 11:23
-
Do iu mbetet gjithmonë “peng në zemër”! Djemtë e “West Side Family” tregojnë se çfarë nuk realizuan dot me Dr.Florin
11 Prill 2023, 09:51
-
Shfaqja ‘Mendje të bukura, shpirtra të lirë’ në skenën e ‘Arteve’! Të rinjtë i ‘japin zë’ tri shkencëtareve, mes tyre dhe Kasimatit, që i doli kundër diktatorit
31 Janar 2023, 18:50
-
Arbëreshet e Zadarit të Kroacisë, 'zgjojnë' traditën 3 shekullore, Dina e Mel: Kur na dëgjuan të moshuarit nisën të qajnë, ne shpëtuam këngët nga harresa!
10 Dhjetor 2022, 15:17