Violinisti Kledis Rexho solli një mbrëmje të veçantë tek Universiteti i Arteve në kryeqytet me koncertin “Sunset city melodies”.
Shoqëruar edhe nga muzikantët e “Life and Music Concept Orchestra” sollën për publikun artdashës, një ndërthurje të muzikës më të bukur të filmit, ritmet baroke dhe ato ballkanike, por edhe orkestrime origjinale të muzikës alternative, që do të prezantohen në një mbrëmje të vetme.
Ky koncert përmbante edhe një mision pedagogjik pasi pjesë e saj ishin edhe disa nga talentet e reja në Shqipëri, me qëllim promovimin e tyre. Synimet e Rexhos janë edhe krijimi i Akademisë së parë orkestrale në Shqipëri, dhe me master klasa pa pagesë për studentët e rinj muzikantë.
Violinisti shqiptar jeton në Francë Kledis Rexho ku ushtron edhe karrierën në filarmonitë më të njohura atje, si ajo e Radio Francës, Orkestrës Filarmonike të Monaco-s , Orkestrën Filarmonike të Nice-s, qytet dhe ku jeton aktualisht.