Turi i Francës vazhdon të dhurojë emocione dhe spektakël nga epata në etapë, pavarësisht arrestimit të fundit të njërit prej çiklistëve.

Në etapën e dhjetë me gjatësi 194.5 km fitues u shpall Tomas Voeckler, ndërsa në vendin e dytë u rendit Scraponi dhe të tretin Voigt.

E rëndësishme është që fanella e verdhë, simbol i udhëheqësit të Turit të Francës mbetet përsëri te Wiggnis.

Çiklsiti britanik është i pari që e mban katër ditë fanellën e verdhë në histori. Gara në vazhdim premton shumë surpriza

dhe të paprituara, pasi konkurrenca rritet nga dita në ditë. Në pole-position për të fituar këtë edicion Turin e Francës janë

Wiggnis dhe Kancelara. E ndërsa pritshëmria është realizuar në maksimum, numri i shikuesve vazhdon të rritet nga dita në ditë.

Sakaq Luis Amstrong vazhdon luftën me federatën e çiklizmit, duke refuzuar testet anti-doping.

Amerikanit nuk ju tha e drejta për të garuar këtë edicion të Turit të Francës.