Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e komunikimeve elektronike, duke qenë operatori i parë që sjell eksperiencën 5G në Shqipëri.

Në një shfaqje shumë të veçantë, Vodafone Albania demonstroi live sesi do të jetë të ngasësh një makinë në të ardhmen. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet, nga fusha e politikës, biznesit e medias, ishin të parët që dëshmuan dhe përjetuan drejtimin dhe komunikimin e një makine elektrike dhe shoferit, në distancë, nëpërmjet rrjetit 5G ofruar nga Vodafone Albania.

I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama ishte i pari që provoi këtë eksperiencë, në fund të së cilës u shpreh se ishte fantastike.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, shprehu rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij eventi:

“Po nisim sot këtë rrugëtim të ri këtu nga Tirana. Lajmi i mirë është se Vodafone, si investitori më i madh dhe i qëndrueshëm në vend, është gjithashtu shumë i angazhuar edhe në këtë rrugëtim. Ajo që po dëshmojmë këtu sot është një projekt pilot, i provuar në shumë pak vende të tjera, duke e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij rrugëtimi. Jemi të angazhuar jo vetëm të implementojmë 5G-në në Shqipëri, por edhe të ndryshojmë rrënjësisht shërbimet e infrastrukturës fikse, kjo duke filluar me arritjen e marrëveshjes për blerjen e ABCom. Ne shpresojmë që ky event të jetë vetëm pika fillestare e këtij udhëtimi. 5G është një sfidë me të cilën Vodafone është i gatshëm të përballet, duke e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij evolucioni.”

Teknologjia 5G mundëson shpejtësi të lartë interneti dhe reagim deri në 10 herë më shpejt, krahasuar me 4G, që do të thotë se përdorimi i teknologjisë 5G do të hapë siparin e përdorimit të një larmie teknologjish, duke përfshirë, robotikën e kontrolluar në distancë, makinat autonome, zhvillimin e bujqësisë, operacionet kirurgjikale në distancë etj.

Revolucioni i 4-të industrial drejtohet nga sektori i telekomunikacionit dhe Vodafone është angazhuar në implementimin e tij edhe në Shqipëri, njësoj si në vendet e tjera të zhvilluara.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit