Vodafone, çmim vlerësues për
mbështetjen e vullnetarizmit

Vodafone, çmim vlerësues për <br />mbështetjen e vullnetarizmit
TIRANE - Fondacionit Vodafone Albania iu akordua për të dytin vit rradhazi çmimi “Institucioni me kontribut të shquar në mbështetjen e vullnetarizmit”.

Dje në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, UN Volunteers në bashkëpunim me organizatën “Këshilli Rinor Shqiptar”, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizuan aktivitetin e ndarjes së “Çmimeve të Vullnetarizmit 2012” ku UN Volunteers i akordoi kompanive dhe fondacioneve çmime për kontributin e dhënë në fushën e vullnetarizmit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ministri i Kulturës Aldo Bumci, përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Zineb Touimi si dhe personazhe të tjerë të njohur.


Ministri i Kulturës Aldo Bumci i dorëzoi çmimin Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit Vodafone Albania Albi Greva, i cili në fjalën e tij falenderoi të gjithë punonjësit e Vodafone Albania për kontributin me pjesëmarrje në projekte të mbështetura nga Fondacioni Vodafone Albania dhe siguroi që Fondacioni Vodafone do jetë gjithnjë e më shumë promotor i vullnetarizmit në vend.

Gjithashtu, Darjan Konomi, një prej fituesve të programit ‘Bota e Ndryshimt’ 2011/2012 mori çmimin “Individi që ka promovuar vullnetarizmin nëpërmjet nismës së tij”. Projekti i Darjan Konomit “Diversiteti është një vlerë sociale” gjeti mbeshtetjen e Fondacionit Vodafone i cili mundësoi që Darjani të realizonte ëndrrën e tij për të ngritur grupe të teatrit të integruar në Shqipëri.

vodafone cmimi vullnetarizimi

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?