Vodafone Albania mundësoi rikonstruktimin e disa ambienteve në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë. Ditën e sotme, drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z. Dietlof Mare dhe punonjës të ndryshëm të kompanisë vizituan ambientet e rikonstruktuara dhe u njohën nga afër me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët tashmë mund të ndjekin terapinë e logopedisë dhe psikologes në kushtet më të përshtatshme dhe komode për ta.
Në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë ndjekin ciklin 9-vjeçar më shumë se 112 fëmijë, të cilët përveç kurrikulave standarde mësimore, ata marrin gjithë ndihmën profesionale nga specialistët e këtij instituti për të zhvilluar njohuritë e tyre e të ndihen të gjithëpërfshirë në komunitet.

Drejtoresha e këtij instituti, znj. Azbije Rama falënderoi kompaninë Vodafone Albania për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj këtij institucioni, i cili mundëson edukimin dhe trajtimin e një kategorie kaq speciale fëmijësh. Ajo u shpreh tepër entuziaste që këtë fillim viti të ri nxënësit e shkollës nisën mësimin dhe terapitë në ambiente të reja dhe të rikonstruktuara sipas parametrave duke i bërë ata të ndihen si në shtëpi.
Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e këtij institucioni dhe së fundmi po punon për të integruar në aplikacionin Vodafone Books edhe tekstet në gjuhen e shenjave, duke bërë të mundur që të gjithë njerëzit që nuk dëgjojnë të mund të aksesojnë në gjuhën e shenjave librat e preferuar.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com