Vodafone, defekt me internetin 4G në të gjithë Shqipërinë, shkakton probleme te qytetarët! Kompania: Rrjeti u rregullua

Vodafone, defekt me internetin 4G në të gjithë Shqipërinë, shkakton probleme te qytetarët! Kompania: Rrjeti u rregullua

Foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi i internetit të Vodafone 4G prej mëngjesit të sotëm nuk po funksiononte, ndërsa përdoruesit nuk aksesonin dot internetin. Probleme janë shfaqur në të gjithë Shqipërinë duke shkaktuar pakënaqësi te klientët, për shkak se i ka prekur në punën e tyre të përditshme dhe komunikimin.

Më vonë gjatë ditës, Vodafone njoftoi se rrjeti është rregulluar dhe po funksionon normalisht.

Gjatë mesditës, Shqiptarja.com tentoi të kontaktojë një numër telefoni të afishuar nga Vodafone, por rezultoi i fikur. Ndërsa në tentativë për të komunikuar me shërbimin e klientit që është falas (140), në mënyrë elektronike konfirmohej problemi se interneti ka probleme.

 “Ne punojmë çdo ditë për të ofruar një eksperiencë fantastike të shërbimeve tona, ndaj momentalisht mund të hasni vështirësi me navigimin në internet, do ju mbajmë në kontakt”, thuhet në audio.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Probleme me internetin 4G, Vodafone: Rrjeti u rregullua

Vodafone Albania njoftoi se rrjeti u rregullua dhe funksionon normalisht pas problemeve që pati gjatë ditës së mërkurë.

Shërbimi i internetit të Vodafone 4G prej mëngjesit të sotëm nuk po funksiononte, ndërsa përdoruesit nuk aksesonin dot internetin. 

Vodafonë informoi se shërbimet janë ndikuar nga investimet që po bëhen në kuadër të përmirësimit të rrejtit.

“Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të rrjetit tonë, ne në Vodafone 

Albania kryejmë investime të vazhdueshme e të nevojshme. Gjatë përditësimit

të sotëm, shërbimet 4G janë afektuar për pak kohë, duke ndikuar te një pjesë

e klientëve tanë.

Falë punës intensive të ekipit tonë të teknologjisë, të gjitha sistemet e

prekura janë rikthyer në funksion. Për më shumë informacion mund të na

kontaktoni tek shërbimi ndaj klientit #140.

Ne në Vodafone Albania ju falenderojmë për mirëkuptimin! Jemi të përkushtuar

të investojmë në rrjetin tonë, duke pasur gjithmonë prioritet ofrimin e

përvojës më të mirë të rrjetit në vend”, njofton Vodafone.

B.K./D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 04/08/2022 13:41

    Vodafone jane hajduta

    Përgjigju
  • Alban: 03/08/2022 16:02

    Hajdute kriminela vodafone. Skemi folur dot 4 ore me familjen na keni bere me tension

    Përgjigju
  • Eagle: 03/08/2022 12:57

    Po ketij ca iu rrit nafta? Haha

    Përgjigju
    • Agjenti: 03/08/2022 13:00

      Hahahahaha

  • [email protected]: 03/08/2022 12:43

    qr..po ata po rreg sherbimin pse flisni kot

    Përgjigju
    • Wtf: 03/08/2022 14:38

      Ne itali me 7€ thirrje pa limit dhe 50Giga internet, ne shqiperi 1200lek 3 giga internet,nuk te duket se vodafoni shqiptar po grabit pa mase ,dhe ben futje me kontratat me parapagese.

  • Titi: 03/08/2022 11:55

    Vodafontrufa kompani hajdute.

    Përgjigju
  • Nik: 03/08/2022 11:55

    Vodafon kompani hajdute.....

    Përgjigju
  • (Upupu): 03/08/2022 11:25

    Vodafoni shqiptar ma i shtrenjti ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik

FOTO/ Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik