Vodhën disa bizhuteri në
një dyqan, në pranga tre gra

Vodhën disa bizhuteri në<br />një dyqan, në pranga tre gra
TIRANË - Vjedhjet në dyqane kanë çuar në pranga tre gra. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së djeshme kanë bërë arrestimin në flagrancë të tre grave. Sipas policisë, të arrestuara janë Nexhmije Karamani, Marjeta Berisha dhe Flora Ramadani, të treja banuese në Yzberisht, Tiranë.
 
Nga hetimet e kryera të policisë, dyshohet se këto persona në bashkëpunim me njëra – tjetrën, gjatë orëve të paradites së datës 14 tetor, kanë vjedhur disa bizhuteri në një dyqan në rrugën  “Llambi Bonata” në Tiranë.
 
Gjithashtu në kuadër të këtyre hetimeve dyshohet se Flora Ramadani është autore edhe e vjedhjes së një dyqani në rrugën “Tre Dëshmorët” Tiranë, për të cilin është bërë kallëzim po me datë 14 tetor. Dosja me materiale në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhje” e kryer në bashkëpunim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë