Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, të cilët janë pronarë biznesesh dhe janë shpallur në kërkim 13 persona të tjerë. Janë vënë në ndjekje në gjendje të lirë 8 persona dhe një faturist në Shkodër. Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.167 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 87 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
