‘Vodha kasafortën se e urreja Aldën’, Report Tv zbardh dëshminë e pastrueses: Pashë që kishte 500-ndëshe euro

‘Vodha kasafortën se e urreja Aldën’, Report Tv zbardh dëshminë e pastrueses: Pashë që kishte 500-ndëshe euro

1673210909_Screenshot4.jpg

Teksa ndodhet pas hekurave bashkë me djalin e saj, Rozeta Dobi shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky është një ndër detajet që thuhet në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga Report Tv.

“Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lëkëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

Nënë e bir vodhën qindra mijëra euro, Report Tv siguron dosjen! Pastruesja: E urreja Aldën, 120 mijë eurot i mora në shtëpinë e saj! 20-vjeçari me 3 'Benz-a'


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë