Policia nisi hetimet për përgjegjësen dhe arkëtaren e zyrës postare në Vishocicë të Devollit, me akuzën se kanë vjedhur pensionet dhe ndihmat ekonomike të qytetarëve në vlerën e rreth 220 mijë eurove.
Përgjegjësja, 29 vjeçe dhe arkëtarja 27 vjeçe akuzohen për “Vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 - janar 2026, ato dyshohet se kanë vjedhur rreth 220 mijë euro nga fondi i postës.
Përgjegjësja dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre.
Ndërsa arkëtarja ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga kolegia.
Ato po hetohen në gjendje të lirë, pasi njëra nga punonjëset është shtatzënë dhe tjetra është nënë e një fëmije të vogël.
Përmes një komunikate për shtyp, Posta Shqiptare thekson se fondet e pensioneve nuk janë cenuar dhe shpërndarja e tyre vijon normalisht, pa asnjë ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë përfituesit.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për shtetaset:
-P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll;
-E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.
Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 - janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Policia njoftoi sot se ka vënë nën hetim përgjegjësen dhe arkëtaren e Zyrën Postare Bilisht, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 - janar 2026, ato kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës.
Përmes një komunikate për shtyp, Posta Shqiptare thekson se fondet e pensioneve nuk janë cenuar dhe shpërndarja e tyre vijon normalisht, pa asnjë ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë përfituesit.
"Posta Shqiptare informon opinionin publik se, pas konstatimit të disa parregullsive në administrimin e fondeve financiare në Zyrën Postare Bilisht, Filiali i Postës Shqiptare Korçë ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Si rezultat i kontrolleve të brendshme të kryera nga strukturat përkatëse të institucionit, janë evidentuar dyshime të arsyeshme për mungesë fondesh dhe parregullsi në dokumentacionin financiar. Për këtë arsye, Posta Shqiptare, nëpërmjet Filialit Korçë, ka depozituar zyrtarisht kallëzim penal pranë organeve kompetente të drejtësisë, duke kërkuar fillimin e procedimit penal për personin përgjegjës, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë cenuar dhe shpërndarja e tyre vijon normalisht, pa asnjë ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë përfituesit.
Posta Shqiptare thekson se ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetimit për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm.
Institucioni distancohet nga çdo formë abuzimi me detyrën dhe mbetet i angazhuar maksimalisht për garantimin e transparencës, ligjshmërisë dhe mbrojtjes së interesit publik. Çdo shkelje e konstatuar trajtohet me seriozitet maksimal dhe referohet pa vonesë pranë autoriteteve kompetente.
Duke respektuar procesin hetimor dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, Posta Shqiptare nuk mund të japë detaje të mëtejshme mbi çështjen në këtë fazë, por siguron publikun se po merren të gjitha masat e nevojshme për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen",- deklaron posta Shqiptare
Komente











