Çdo periudhë sigurimi që kanë shqiptarët në Poloni do të njihet për efekt pensioni, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me shtetasit polakë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi se qeveria ka ratifikuar marrëveshjen me Poloninë dhe pritet të futet në fuqi vetëm pas miratimit në Kuvend. Kjo marrëveshje garanton njohjen dhe bashkimin e periudhave të sigurimit, me qëllim që qytetarët e të dy shteteve të mos humbasin asnjë vit pune, dhe të përfitojnë pensionin e pleqërisë sipas moshës ligjore.
“Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë”, tha Malaj.
Sa i takon Greqisë, Malaj tha se janë ende në negociata.
"Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi", vijoi Malaj.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se Paketa e Paqes Fiskale do të futet në fuqi brenda muajit maj, pasi pritet miratimi i të gjitha akteve nënligjore.
“Janë drejt fazës finale, shumë shpejt do të dalim me aktet nën ligjore sa i përket paqes fiskal dhe fshirjes së detyrimeve. Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët për aktet nën ligjore, shumë shpejt do dalim me aktet, brenda muajit maj do t’i kemi mbyllur proceset respektive”, theksoi Malaj.
Lajmi në përditësim....
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi sot vendimet e fundit të qeverisë në një konferencë për shtyp, duke u ndalur veçanërisht te programi “Pas Shkolle”.
Ajo theksoi se ky program, i cili ka mbi një dekadë që zhvillohet në formate të ndryshme, do të zgjerohet më tej për të ofruar më shumë mundësi për nxënësit.
“Projeket që në formate të ndryshme kanë 10 vite që zhvillohen, herë janë quajtur shkolla qendër komunitare që të jenë të hapura për aktivitete pas shkolle. Në shkollat ku janë bërë investime të rëndësishme, aktivitetet pas mësimit do të jenë të hapura. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve do të shtohet edhe me Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja.
Një tjetër rubrikë është edhe ‘Toka në shkolla’, që përfshin nxënësit në një aktivitet për marëdhëniet me bimën, tokën. Sistemi është që të gjithë shkollat të përfshihen në këto aktivitetet", tha ajo.
Ministrja Kumbaro u pyet në lidhje me pamjet që kanë shqetësuar prindërit ditët e fundit ku gra të mbuluara janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë dhe komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur. Ajo theksoi se nuk ka nevojë për panik teksa shtoi se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.
"Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo.
Komente











