Vodhën energjinë, kapen 15 persona 
34 në ndjekje të lirë dhe 1 në kërkim

TIRANË - Gjatë kontrolleve të përbashkëta të Policisë së Shtetit dhe OSHEE për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë javës së fundit janë evidentuar 50 raste të vjedhjes së energjisë me 50 autorë.

Gjatë kësaj kohe është ushtruar kontroll në 3 567 objekte dhe janë arrestuar në flagrancë 15 persona, 34 persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë ndëra një person është shpallur në kërkim.

Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 1.498 lidhje të abonentëve debitorë dhe 50 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 79 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove