Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në një biznes në 'Unazën e Re', 2 në pranga! Pamje nga momenti i grabitjes

TIRANË- Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës, si autorë të vjedhjes së një shumë parash dhe sende me vlerë në një biznes në Unazën e re. Burimet policore thanë se gjatë aksionit të koduar "Breake", në pranga kanë rënë shtetasit Shuajb Gërxhalliu, 29 vjeç dhe Aljon Çezma 40 vjeç.

Ata akuzohen se kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën "Teodor Keko" ndërsa gjatë kontrollit të aparatit celular të 40-vjecarit Aljon Çezma, u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Policia po heton për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet të kenë kryer nga këta dy persona.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim