Pranga skifterëve me "varre" në Laç, Policia shtrin në tokë autorët, dalin pamjet e arrestimit (VIDEO)

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin "Skuraj" duke kapur në flagrancë dy nga tre autorët e një vjedhje me armë të një karburanti në aksin rrugor Milot - Thumanë. Të njëjtit persona rreth një vit më parë, në Skuraj të rrethit Kurbin, kanë vjedhur një tjetër pikë karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të reja. Në videot e policisë grabitësit duken me varre në dorë teksa thyejnë ambientet e brendshme të karburantit, për të gjetur paratë. 

Pas një viti, policia duke kryer hetime intensive me metoda speciale ka mundur të arrestojë në flagrancë shtetasit: Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) dhe Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë). Ndërsa në kërkim është shpallur F.K.30 vjeç, gjithashtu banues në Kurbin.

Për të tre shtetasit e lartpërmendur, më datë 12.07.2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Vjedhje me armë' e kryer në bashkëpunim”. Policia ka publikuar ditën e sotme pamjet e arrestimit të autorëve të cilët kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip "Ford" kur efektivët iu kanë prerë rrugën me dy automjete dhe i kanë shtrirë në tokë. 

Njoftimi i plotë:

 Kurbin 

Në vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si dhe zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të vjetra, nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, janë kryer hetime intensive me metoda speciale hetimi për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ku si rezultat i tyre është finalizuar operacioni " Skuraj" , me zbardhjen e autorësisë së dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti dhe vjedhjes me armë e mbetur në tentativë të një karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme.

Konkretisht: 

Më datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj. 

Më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot - Thumanë. 

Si autorë të dyshuar të këtyre rasteve, janë identifikuar shtetasit: 

- Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)

- Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë. 

Si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë).  

Për të tre shtetasit e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Vjedhje me armë' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 140-25 të Kodit Penal. 

Vazhdon puna hetimore për dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/07/2018 08:58

    Urgjentisht ti dërrmojnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët