Posta Shqiptare ka bërë kallëzim penal për ish arkëtarin e saj të dëgës së Matit. Pas ankesave të invalidëve të Komunes Rukaj, në nëntor 2014, ku ankoheshin se nuk u ishte dhënë pensioni i invaliditetit, Posta Shqiptare pasi beri verifikimin e rastit, shkarkoi nga puna në 1 dhjetor 2014 dhe çoi për kallëzim penal pranë prokurorisë se rrethit, arketarin e saj Skënder Xhumara.

Ky i fundit kishte përvetësuar pensionin e invaliditetit te një muaji, të këtyre personave me vlere 1.2 milionë leke.Gjithashtu Posta Shqiptare ka rimbursuar te gjithë invalidët e Komunës Rukaj dhe aktualisht është ne proces verifikimi te librezave te energjisë elektrike te zyrës ku ka punuar arkëtari Xhumara.

 Posta Shqiptare ka ngritur grupe auditimi ne te gjitha filialet, për te zbardhur raste te mundshme abuzimi me arkëtimet e qytetareve.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)