Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajor Gentjan Durakun, i akuzuar për vjedhjen e 29 banesave të ndryshme në Gjermani nga viti 2015-2017. Kjo vepër rëndohet akoma më shumë pasi është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani.
Si rrjedhojë Gentjan Duraku është dënuar me 11 vite burg, 10 për veprën penale 'vjedhje me pasoja të rënda' dhe 3 vite për pjesëmarrje në 'grup të strukturuar kriminal'. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për shkrirjen e vendimeve Duraku është dënuar me 11 vite, ndërsa si përfundim do të bëjë 7 vjet e katër muaj si pasojë e zbritjes së 1/3 së dënimit, në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale.