TIRANË- Vodhi një automjet “BMW” në një servis automjetesh, policia kap për 30 minuta 31-vjeçarin grabitës.
Niko Zaimi, me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje, ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.
Në orën 13:44 në numrin e emergjencave ka shkuar njoftimi për një vjedhje në zonën e njohur si Poligrafiku, menjëherë janë angazhuar shërbimet e Policisë së Tiranës, ku rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin e Zaimit.
Policia ka shpërndarë edhe videon e arrestimit të 31 vjeçarit Niko Zaimi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO