LUSHNJE - Një pikë transfertash parash e ndodhur rreth 100 metra larg komisariatit të Policisë në qytetin e Lushnjes ka rënë pre e një grabitësi pasditen e se mërkurës, i cili ka mundur të vjedhë 4 mijë euro nen kercenimin e pistoletes.
Autori 26-vjeçar Ersant Dervishi nga fshati Karbunarë e Vogël u arrestua nga policia mëngjesin e së enjtes. I riu hyri në pikën e trasnfertave të parave i maskuar me skafandër dhe kanosi me fjalë punonjësen e kësaj pike, duke marrë me tej paratë.
Pas vjedhjes autori u largua nga vendngjarja me motor Lifan i cili u sekuestrua nga policia, e po ashtu edhe kokorja me ngjyrë të zezë. Dervishi është i dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme nën akuzë për veprën penale "vjedhje me dhunë".

( Në foto autori i dyshuar i vjedhjes Ersant Dervishi )

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com