Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. I riu vodhi një automjet në një vendparkim në rrugën “Hajdar Hidri”.
18-vjeçari mashtroi rojen e vendparkimit duke i thënë se ishte pronari i automjetit tip “Volkswagen Jetta”.
Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Valias. Operacioni për kapjen dhe arrestimin e tij u krye nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Njoftimi i policisë
Vodhi 1 automjet, duke mashtruar rojen e vendparkimit në rrugën “Hajdar Hidri”, se ishte pronari i automjetit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari.
Gjendet në Valias, dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur, tip “Volkswagen Jetta”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u gjet në fshatin Valias, automjeti i vjedhur.
18-vjeçari dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente








