VLORË- Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Vlore, pasi ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar. Një shqiptar i Kosovës ka denoncuar në polici se i kishin vjedhur një shumë parash dhe çantën me sende personale në Lungomare të Vlorës.
36-vjeçari A.Ç u arrestua, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën 200 euro dhe 4 mijë lekë të reja që i kishte vjedhur në makinën e shqiptarit të Kosovës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.