Vodhi me armë në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi shkodrani (VIDEO)

Briland Thani, 23 vjeç, është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku kërkohet për vjedhje me armë.

Pas marrjes së informacioneve se 23-vjeçari ndodhet në afërsi të lagjes "Vojo Kushi", forcat e posaçme "Shqiponja" arrestuan Briland Thanin, 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër.

23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë