Kur zbatohet ligji dhe kur nuk ka ndërhyrje tek gjyqtarët nga sekserë dhe të njohur dënimi shkon ashtu siç është shkruar në Kodin Penal.
Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka marrë një krimi shumë të rëndë, duke dënuar me 3 muaj burg një 65-vjeçare e cila ka hyrë në një supermarket, duke vjedhur një antidjersë dhe një krem për fytyrë.
Në dhënien e këtij vendimi, gjykata e Tiranës është bazuar në pamjet filmike të supermarketit dhe në dëshminë e pronarit të biznesit me inicialet E.Xh. Megjithëse, e moshuara me inicialet A.D, ka kërkuar mëshirë dukë kërkuar falje dhe shfaqur pendesë, sërish policia dhe prokuroria e Tiranë, kanë nisur procedim penal kundër saj, duke e akuzuar për “Vjedhje”.
Më tej, çështja shkoi në gjykatën e Tiranës, e cila vendosi ta dënojë të moshuarën me 3 muaj burgim.
Ky dënim mësohet të jetë pezulluar duke e kaluar në shërbim prove për një periudhë 18 mujore, duke i ndaluar të moshuarës të mos shoqërohet me persona të dënuar apo kontigjentë kriminalë. Në vendimin e gjykatës së Tiranës tregohet se vlera e mallit të vjedhur ishte 18 mijë lekë të vjetra.
Ngjarja ndodhi prapa pallateve “Agimi” në qershor 2015.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com