TIRANE-Policia ka zbardhur vjedhjen në një pikë karburanti tre ditë më parë në Sauk duke arrestuar autorin. Vjedhja ka ndodhur në datë 24 janar, ndërsa dje është arrestuar autori K. B. 26 vjeç
Sipas policisë së kryeqytetit, i riu ka marrë 25 000 lekë në pikën e karburantit në Sauk të Vjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Komento